Sistemi i pagesave, drejt modernizimit/ Sejko: Po punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të nxitur pagesat elektronike

Shqipëria po vijon punën për modernizimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave. Në Konferencën Ndërkombëtare për Ekonominë, Biznesin, Inovacionin dhe Teknologjinë (ICEBIT 2025), Guvernatori i Bankës Qendrore u shpreh se transformimi digjital është kthyer në një objektiv strategjik, që po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si funksionon sistemi financiar i vendit. Një nga arritjet më domethënëse të kohëve të fundit ishte integrimi i Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), ndërsa po punohet edhe për projekte të tjera.
“Paralelisht, po punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për modernizimin e sistemeve të pagesave brenda vendit, për të mundësuar pagesa të menjëhershme dhe të sigurta 24/7, për të nxitur përdorimin e pagesave elektronike, për të reduktuar përdorimin e parasë fizike dhe për të forcuar konkurrencën e inovacionin në tregun financiar”, theksoi Sejko.
Sipas Guvernatorit, përmes inovacionit dhe investimit në dije mund të ndërtojmë një ekonomi më konkurruese dhe më elastike.
“Inovacioni nuk kufizohet vetëm te digjitalizimi i pagesave apo produktet e reja financiare; ai ndikon edhe mënyrën se si hartohet dhe zbatohet politika monetare dhe si monitorohet stabiliteti financiar. Në Bankën e Shqipërisë po aplikojmë modele të përparuara për parashikimin e inflacionit, po përdorim analiza të të dhënave për vlerësimin e rreziqeve në sistemin financiar, po digjitalizojmë mënyrën e marrjes së statistikave dhe të mbledhjes së të dhënave, si dhe po forcojmë transparencën përmes mjeteve të reja të komunikimit publik”, u shpreh Guvernatori.
Ai tha se kur transformimi teknologjik po zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme, vendet kanë nevojë për strategji të reja zhvillimi, që ndërthurin dijen, inovacionin dhe teknologjinë, me politikat publike dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.
Netflix blen Warner Bros/ Palët arrijnë marrëveshje me vlerë 72 miliardë dollarë
Netflix do të blejë studiot televizive, filmike dhe njësinë e transmetimit të Warner Bros Discovery për 72 miliardë dollar. Kjo marrëveshje i jep gjigantit......
Ndërtimi i bypass-it të Tiranës/ Gati shpronësimet për 202 pasuri, vlera 126.2 mln lekë
Ndërtimi i bypass-it të Tiranës po avancon me shpronësimet e pronarëve që preken nga ky projekt. Agjencia Shtetërore e Shpronësimit ka shpallur kërkesën për......
Greqia, 8 mld euro nga tregjet financiare në 2026/ Buxheti 2026 parashikon 13 miliardë euro borxh neto
Greqia pritet të mbledhë rreth 8 miliardë euro nga tregjet financiare në vitin 2026. Plani i Agjencisë për Menaxhimin e Borxhit Publik parashikon që nga......
10-vjet “Fundjavë Ndryshe”, dekadë humanizmi e vullentarizmi/ Edi Rama: Ndërtuat zakonet e zemrës, shpresën dhe bamirësinë
Në përvjetorin e 10-të të themelimit të “Fundjavë Ndryshe”, një iniciativë e lindur si nismë e thjeshtë vullnetare që u shndërrua në simbol të humanizmit dhe......
Çmimi i ujit me 100% kosto operimi/ ERRU kërkon që tarifa të mbulojë edhe mirëmbajtjen: Forcim I stabilitetit financiar
Enti Rregullator i Ujit ka miratuar modelin dhe udhëzuesin e ri të planit të biznesit 5-vjeçar për të gjitha shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, një......
Bizneset kërkojnë digjitalizim vendor/ KI: Sipërmarrjet duan shërbime online, por 47% ende i besojnë sporteleve fizike
Procesi i digjitalizimit në nivel vendor shihet nga komuniteti i biznesit si një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike dhe për të......
“Kredia e BE-së për Ukrainën mund të largojë investitorët”/ Përdorimi i aseteve ruse, Euroclear nënvizon pengesat ligjore
Plani i Bashkimit Evropian për të lëshuar një kredi dëmshpërblimi për Ukrainën pësoi një pengesë të re të premten pasi Euroclear, kujdestari kryesor i......
BE vijon sulmet kundër Big Tech/ Vendos gjoba ndaj platformës X, pavarësisht kundërshtimeve të Trump
Evropa po vazhdon pa u ndalur fushatën kundër kompanive të mëdha të teknologjisë, duke vendosur gjoba ndaj Google dhe platformës X të Elon Musk. Gjithashtu,......





