Çmimet pengojnë tregtinë, por jo turistët/ Bie volumi i mallrave me 28.1%, pasagjerët dhe fluturimet me rritje për korrikun

Efekti i rritjes së çmimeve vijon të reflektohet në volumin e mallrave edhe përgjatë muajit korrik të këtij viti. Shifrat e transportit të publikuara nga "Instituti i Statistikave" sinjalizojnë rënie të volumit si në rrugë detare ashtu edhe në rrugë ajrore dhe hekurudhore. Rikujtojmë se të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin korrik të vitit aktual tregonin për rritje në vlerë të importeve dhe eksporteve, ndërsa volumi i mallrave vijon me rënie që nga muaji mars duke reflektuar kështu ndikimin e ndryshimeve të çmimeve. Sipas të dhënave, tkurrja më e lartë e volumit të mallrave regjistrohet në rrugë detare e cila zë dhe peshën më të madhe të transportit. Specifikisht volumi i mallrave të transportuara përmes detit ka rënë me 28.1% gjatë korrikut, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohet në 334.5 mijë tonë. Mallrat e transportuara përmes ajrit, gjatë korrikut të këtij viti, kanë rënë me 12,2%, ndërsa mallrat e transportuara në rrugë hekurudhore kanë rëne më 4.2%. Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për ndryshimin e volumit të mallrave të transportuara në periudhën janar-korrik të dhënat tregojnë po ashtu për një rënie. Në shtatëmujorin e vitit 2022 mallrat e transportuara në rrugë detare kanë rënë në volum me 14.1%, ndërkohë që mallrat e trasportuara me ajër kanë rënë me 0.3%.
Një realitet ndryshe nga ai i transportit të mallrave paraqesin të dhënat e transportit të pasagjerëve. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në linja detare është rritur me 71.9% gjatë korrikut, ndëra numri i pasagjerëve në linja ajrore është rritur me 44.8%, krahasuar me korrikun e vitit 2021. Ndërkohë, rënie ka pësuar numri i pasagjerëve në linjë hekurudhore, me 91.7%. Rritje regjistrojnë pasagjerët edhe për të shtatë muajt e këtij viti. Kështu, në linja detare janë rritur me 74.2%, në linja ajrore me 129.7%, ndërsa në linjë hekurudhore kanë rënë me 19.1%, krahasuar me shtatëmujorin e parë të vitit 2021.
Numri i fluturimeve po ashtu paraqitet pozititv përgjatë korrikut të vitit 2022. Fluturimet e kryera janë 4,434 duke pësuar rritje me 33.2%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje vërehet edhe përgjatë shtatë muajve të vitit me 80.7%.
Sondazh

Shqiptarët dhe puna, paradoksi i “Gallup”/ Shprehen se punojnë më shumë se austriakët, francezët, finlandezët, por duan të ikin!
81,396 është numri i orëve që kalon një njeri mesatarisht nga jeta duke punuar. I vetmi aspekt të cilit njeriu i dedikon më tepër kohë sesa punës është gjumi.......

Abuzimi i administratës, "industri" më vete/ Dëmi ekonomik, sa paga vjetore e 132 mijë shqiptarëve, ose sa 20% rritje page për çdo punonjës
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, sa i përket vitit 2021, dëmi i përgjithshëm në ekonomi si pasojë e keqpërdorimit dhe keqmanaxhimit të buxhetit të shtetit......

Turistët "mësyjnë" Shqipërinë/ Në korrik rriten hyrjet me 19.2%, krahasuar me 2019-ën
Sezoni i verës regjistron shifra pozitive sa i përket lëvizjes së shtetasve. Hyrjet e shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë, gjatë muajit korrik të......

“Tkurren” fondet e investimit, efekt i krizës? Bie numri i anëtarëve dhe aseteve këtë vit, performanca e dytë më e dobët në 8 vite
Shifrat më të fundit zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), tregojnë se në 6 muajt e parë të këtij viti Fondet e Investimeve janë tkurrur, si në......

Rriten pagesat me kartë/BSH: Në tremujorin e dytë 2,57 mln transaksione dhe 11,8 mld lekë pagesa nëpërmjet POS
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, sa i përket instrumentave të pagesave, tregojnë se numri i transaksioneve nëpër terminalet POS gjatë tremujorit të......

Shqiptarët, “shpërdoruesit” e internetit/ Vetëm 1 në 4 e përdor për t`u informuar, jemi të fundit në Europë
Interneti është padiskutim një prej teknologjive që i ka shërbyer më shumë njerëzimit dhe zhvillimit gjatë dekadave të fundit. Por, disa shifra të publikuara......

Çmimet, Shqiptarët shqetësohen më pak se Europianët/ Anketa e KE, renditja e shqetësimeve kryesore të familjeve dhe krahasimi Shqipëri-Europë
Shqetësimet kryesore të aktualitetit sot në Shqipëri dhe Europë duket se janë inflacioni, çështjet e shëndetit, financat personale, situata e përgjithshme......

Spitalet private rrisin të ardhurat, por mbeten me humbje/ Edhe pse në pandemi raportojnë 1.6 mln euro humbje në total në 2021-shin, analiza e 6 kompanive
“Scan Intel” ka risjellë në vëmendje performancën financiare të spitaleve private me shifra të përditësuara për të parë se si kanë ndryshuar të ardhurat dhe......