Drejtorët e ARRSH dhe KESH në arrest shtëpie/ Rama: Pezullimi i Ballukut lë 2 institucionet kyçe pa drejtim

Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të zhvillimeve kryesore të javës.
Kryeministri ka sqaruar se arsyeja e ankimit në Gjykatën Kushtetuese ndaj masës së sigurisë të vendosur për ministren Belinda Balluku lidhet me faktin që, sipas tij, ky vendim që “de jure” klasifikohet si pezullim, “de facto” përbën një ndërhyrje të rëndë dhe nënshtruese ndaj ekzekutivit.
Si shembull konkret të pasojave që sjell pezullimi i Ballukut në funksionimin e qeverisë, kreu i ekzekutivit përmendi bllokimin e aktivitetit në Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe në Korporatën Elektroenergjike Shqiptare.
"Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykates, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike.
Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash. Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet që mund të bëhen të pallogaritshme.
Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it. Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit - për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë.
Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejten e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër
Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar", u shpreh Rama.
Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA / Lideri amerikan vlerësohet për ndalimin e shumë konflikteve
Presidenti amerikan, Donald Trump, është bërë personi i parë që ka pranuar Çmimin e ri të Paqes nga FIFA gjatë hedhjes së shortit për Kupën e Botës......
Tatimet mbledhin 360 milionë euro në Nëntor/Rriten ndjeshëm të ardhurat, efekt konsumi dhe pagat
Administrata tatimore vijon perfomancën pozitive sa i takon rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në muajin Nëntor, të ardhurat nga tatimet......
Sistemi i pagesave, drejt modernizimit/ Sejko: Po punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të nxitur pagesat elektronike
Shqipëria po vijon punën për modernizimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave. Në Konferencën Ndërkombëtare për Ekonominë, Biznesin, Inovacionin dhe......
Netflix blen Warner Bros/ Palët arrijnë marrëveshje me vlerë 72 miliardë dollarë
Netflix do të blejë studiot televizive, filmike dhe njësinë e transmetimit të Warner Bros Discovery për 72 miliardë dollar. Kjo marrëveshje i jep gjigantit......
Ndërtimi i bypass-it të Tiranës/ Gati shpronësimet për 202 pasuri, vlera 126.2 mln lekë
Ndërtimi i bypass-it të Tiranës po avancon me shpronësimet e pronarëve që preken nga ky projekt. Agjencia Shtetërore e Shpronësimit ka shpallur kërkesën për......
Greqia, 8 mld euro nga tregjet financiare në 2026/ Buxheti 2026 parashikon 13 miliardë euro borxh neto
Greqia pritet të mbledhë rreth 8 miliardë euro nga tregjet financiare në vitin 2026. Plani i Agjencisë për Menaxhimin e Borxhit Publik parashikon që nga......
10-vjet “Fundjavë Ndryshe”, dekadë humanizmi e vullentarizmi/ Edi Rama: Ndërtuat zakonet e zemrës, shpresën dhe bamirësinë
Në përvjetorin e 10-të të themelimit të “Fundjavë Ndryshe”, një iniciativë e lindur si nismë e thjeshtë vullnetare që u shndërrua në simbol të humanizmit dhe......
Çmimi i ujit me 100% kosto operimi/ ERRU kërkon që tarifa të mbulojë edhe mirëmbajtjen: Forcim I stabilitetit financiar
Enti Rregullator i Ujit ka miratuar modelin dhe udhëzuesin e ri të planit të biznesit 5-vjeçar për të gjitha shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, një......





