Korriku pakëson kursimet në bankë/ Depozitat bien me rreth 5 milionë euro. Në 7 muaj “avulluan” 6 miliardë lekë

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë sinjalizojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka rënë lehtë gjatë muajit korrik të këtij viti, me rreth 567 milionë lekë, që përkthehen në rreth 4.8 milionë euro. Depozitat në paranë e gjerë fiksohen pranë rreth 1.24 trilionë lekëve, në rënie me 0.04% krahasuar me muajin qershor të këtij viti. Kështu, totali i depozitave i është rikthyer rënies pas disa muajsh me radhë në rritje të lehtë, pavarësisht faktit se korriku korrespondon me një periudhë të vitit të “begatë” si për bizneset, për arsye të flukseve të larta të turistëve, ashtu edhe për familjet, si pasojë e ardhjes së emigrantëve dhe remitancave.
Nga ana tjetër, shifrat zyrtare tregojnë gjithashtu se, në rënie janë regjistruar vetëm depozitat në lekë, me rreth 1.38 miliardë lekë, ose rreth 11.8 milionë euro më pak se muaji qershor i këtij viti. Depozitat në lekë reflektojnë edhe situatën aktuale, me rritjen e çmimeve, duke qenë se korrespondojnë edhe me shtresat më vulnerabël të popullsisë dhe biznesit, pra që nuk kanë të ardhura në valutë. Depozitat në lekë regjistroheshin me tkurrje të ndjeshme për 4 muaj me radhë gjatë periudhës shkurt-maj të këtij viti, duke regjistruar një rritje të lehtë vetëm gjatë muajit qershor. Por, me çfarë tregojnë shifrat e korrikut, kjo tendencë është zhbërë sërish. Gjatë të gjithë këtij viti, depozitat në lekë kanë rënë me rreth 7 miliardë lekë, ose rreth 60 milionë euro, duke u regjistruar në rënie për 5 muaj ndër 7 të tillë për periudhën janar-korrik. Asnjëherë më parë, që prej vitit 2007 kur të dhënat janë publike nuk është regjistruar një situatë e tillë, me 5 muaj ndër 7 me depozitat në tkurrje.
Sa i përket depozitave në valutë ndërkohë, ka ndodhur krejt e kundërta, ashtu siç është vënë re thuajse gjatë të gjithë vitit. Gjatë korrikut, depozitat në valutë janë rritur me rreth 816 milionë lekë, çka përkthehet në rreth 7 milionë euro. Për shkak të konvertimit në lekë për çështje statistikash, depozitat në lekë me shumë gjasa janë rritur me një hap edhe më të shpejtë, por zhvlerësimi i euros ka nxitur një rritje edhe më modeste.
Rënia e depozitave në sektorin bankar, në kulmin e sezonit turistik duket të jetë rrjedhojë e situatës që po kalon vendi, me krizën e çmimeve që ka goditur jo vetëm familjet por edhe pjesën më të madhe të bizneseve.
Sondazh

Shqiptarët “nuk pyesin” për çmimin e karburantit/ 3 në 4 makina të blera këtë vit punojnë me naftë, rritet pesha, “braktisen” makinat me gaz
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) japin një panoramë deri diku të qartë të qasjes së shqiptarëve ndaj......

Çmimet pengojnë tregtinë, por jo turistët/ Bie volumi i mallrave me 28.1%, pasagjerët dhe fluturimet me rritje për korrikun
Efekti i rritjes së çmimeve vijon të reflektohet në volumin e mallrave edhe përgjatë muajit korrik të këtij viti. Shifrat e transportit të publikuara nga......

Shqiptarët dhe puna, paradoksi i “Gallup”/ Shprehen se punojnë më shumë se austriakët, francezët, finlandezët, por duan të ikin!
81,396 është numri i orëve që kalon një njeri mesatarisht nga jeta duke punuar. I vetmi aspekt të cilit njeriu i dedikon më tepër kohë sesa punës është gjumi.......

Abuzimi i administratës, "industri" më vete/ Dëmi ekonomik, sa paga vjetore e 132 mijë shqiptarëve, ose sa 20% rritje page për çdo punonjës
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, sa i përket vitit 2021, dëmi i përgjithshëm në ekonomi si pasojë e keqpërdorimit dhe keqmanaxhimit të buxhetit të shtetit......

Turistët "mësyjnë" Shqipërinë/ Në korrik rriten hyrjet me 19.2%, krahasuar me 2019-ën
Sezoni i verës regjistron shifra pozitive sa i përket lëvizjes së shtetasve. Hyrjet e shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë, gjatë muajit korrik të......

“Tkurren” fondet e investimit, efekt i krizës? Bie numri i anëtarëve dhe aseteve këtë vit, performanca e dytë më e dobët në 8 vite
Shifrat më të fundit zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), tregojnë se në 6 muajt e parë të këtij viti Fondet e Investimeve janë tkurrur, si në......

Rriten pagesat me kartë/BSH: Në tremujorin e dytë 2,57 mln transaksione dhe 11,8 mld lekë pagesa nëpërmjet POS
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, sa i përket instrumentave të pagesave, tregojnë se numri i transaksioneve nëpër terminalet POS gjatë tremujorit të......

Shqiptarët, “shpërdoruesit” e internetit/ Vetëm 1 në 4 e përdor për t`u informuar, jemi të fundit në Europë
Interneti është padiskutim një prej teknologjive që i ka shërbyer më shumë njerëzimit dhe zhvillimit gjatë dekadave të fundit. Por, disa shifra të publikuara......