1 në 3 të punësuar, në shtet/ Shqipëria kryeson Europën me përqindjen më të lartë, Norvegjia e dyta me 30.4%
Shqipëria renditet mes vendeve me përqindjen më të lartë të punonjësve të cilët janë të punësuar në sektorin shtetëror në krahasim me totalin e të punësuarve me pagë. Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” të analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se gjatë vitit 2021 në sektorin shtetëror janë regjistruar 183,255 të punësuar me pagë. Ndërkohë, po të njejtat të dhëna për vitin 2021 bëjnë me dije se në total të punësuar me pagë janë 597,876. Nga një përllogaritje e thjeshtë del se nga total i të punësuarve me pagë, 30.6% prej tyre janë të punësuar në sektorin shtetëror, pra e thënë ndryshe 1 në 3 të punësuar me pagë punon në këtë sektor.
Nëse do ta krahasonim vendin tonë me vendet e Europës vihen re diferenca interesante mes të dhënave për secilin vend. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e vendeve të cilat janë pjesë të OECD-së sa i përket numrit të punonjëve në sektorin shtetëror në raport me totalin e të punësuarve me pagë. Sipas kësaj analize Norvegjia kryeson Europën me 30.4%, ndjekur nga Suedia me 28.8% dhe Danimarka me 28.02%. Po ashtu, shifrat tregojnë se Finlanda e regjistron këtë tregues në 24.29%, Lituania në 22.16%, ndërsa Franca dhe Italia me 21.91% dhe 13.43% secila. Vendi me numrin më të ulët të punonjëve shtetërorë në raport me numrin total të të punësuarve me pagë është Gjermania me 10.49%.
“Scan Intel” ndër të tjera gjithashtu ka analizuar se si ka ndryshuar numri i punonjësve në sektorin shtetëror ndër vite. Shifrat tregojnë se viti 2021 regjistron numrin më të lartë të të punësuarve kontribues në sektorin shtetëror që nga viti 2014-të për të cilin INSTAT disponon të dhëna. Gjatë vitit 2020, në këtë sektor ishin gjithsej 175,443 të punësuar, duke pësuar kështu një rritje me 4.45%. Por si është i shpërndarë ky numër sipas profesionve? Të dhënat bëjnë me dije se specialistët përbëjnë numrin më të lartë të të punësuarve, ndjekur nga teknikë dhe ndihmës specialistë. Ndërkohë sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” për vitin 2021 sektori privat regjistronte 519,867 të punësuar me pagë.
Sondazh
Shqiptarët e njohin BE-në më mirë se europianët?!/ Anketa e KE: 52% shprehen të informuar, në Europë vetëm 35%
Shqiptarët shprehen se janë më të informuar se europianët sa i përket çështjeve të Bashkimit Europian tregojnë të dhënat e barometrit standard të Komisionit të......
Sa janë rritur realisht pagat? Vetëm 14 euro në muaj që prej vitit 2014, nëse marrim për bazë rritjen e çmimeve
Pagat janë padiskutim një prej treguesve më të rëndësishëm të mirëqenies së një vendi. Në realitetin shqiptar, statistikat zyrtare të pagave janë mjaft të......
Turizmi, rekord kreditimi gjatë korrikut/ Kredia e re për “akomodimin dhe shërbimin ushqimor” rritet me 62%
Muaji Korrik ka shënuar rekord në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financimin e bizneseve, veçanërisht ndaj sektorit të akomodimit dhe......
Bizneset “dynden” drejt kredive në Euro/ Huaja e re në Korrik arrin në 24.4 mld lekë. Në rënie për individët
Gjatë korrikut të këtij viti, sektori bankar ka dhënë 24.4 miliardë lekë kredi të re, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të analizuara dhe......
Biznesi i ujit të pijshëm me rritje/ Raportojnë 4.3 mln euro fitime dhe 38.5 mln euro xhiro, 28.5% më shumë të ardhura se në 2020-ën
“Scan Intel” në vijim të analizës së tregjeve është rikthyer në industrinë e ujit të pijshëm me të dhëna të rifreskuara me qëllim për të kuptuar performancën e......
Rikthehemi mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në planet/ Shqipëria renditet krah shteteve që kanë një pagë mesatare 8.3 herë më të lartë
Shqipëria është rikthyer sërish mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë. Për herë të fundit diçka e tillë ndodhte në mes të muajit qershor. Gjatë......
Ulen lejet e ndërtimit/Tremujori i dytë me 2.3% rënie. Por gjithsesi, këtë vit, 23% më shumë se viti i kaluar
Lejet e ndërtimit paraqiten më rënie gjatë tremujorit të dytë të këtij vitit pas një rritje të vazhdueshme përgjatë tremujorëve paraardhës. Kështu sipas......
Ekskluzive/ Moody`s skanon ekonominë shqiptare - Vitin e ardhshëm do ketë ngadalësim. Turizmi dhe integrimi, të vetmit faktorë pozitiv
Më datë 26 gusht gjigandi i vlerësimit të kreditit, Moody`s konfirmoi pa asnjë rishikim notën e borxhit sovran të Shqipërisë, në “B1 me perspektivë të......