Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2025, 09:52

Kursi i këmbimit/ Forcohen valutat kryesore!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohen valutat kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pas në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 83.5 lekë dhe është shitur me 84.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës duke u forcuar nga dita  e martë pasi është blerë sot me 96.3 lekë dhe është shitur me 97.1 lekë.

Franga zvicerane edhe ajo ka pasur rritje të vlerës duke u blerë mëngjesin e sotëm me 103.2 lekë dhe duke u shitur me 104.3 lekë krahasuar me ditën që lamë pas.

Paundi britanik ndërsa nuk ka pasur lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot në raport me dje me 109 lekë dhe duke u shitur me 110.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat