"Kush e mban" shtetin? Pesha e zëravë në të ardhurat buxhetore, TVSH zë 1/3-tën

Arka e shtetit gjatë vitit të kaluar ka mbledhur rreth 510 miliardë lekë të ardhura, ose rreth 4.4 miliardë euro në total. Gjatë këtij viti ndërkohë, të paktën për 8 muajt e parë, rritja fiksohet në 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit, çka sinjalizon se sipas të gjitha gjasave ky do të jetë një vit rekord sa i përket parave të mbledhura nga administrata, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së çmimeve. Por, cilat janë zërat që “mbajnë” arkën e shtetit? “Scan Intel” ka analizuar të dhënat zyrtare për të kuptuar se cili nga zërat ka më shumë peshë e cili më pak në mbarëvajtjen e shtetit dhe financave publike.
Nga ky flasifikim sipas zërave kuptojmë se "pjesën e luanit" e zë "Tatimi mbi Vlerën e Shtuar", pra TVSH neto, ku përfaqësohen edhe tatimet edhe doganat, pra edhe TVSH e brendshme dhe ajo e importit. TVSH përfaqëson kështu plot 31.6% të të ardhurave të shtetit në vit, ose thuajse 1/3 e totalit. Kjo peshë kaq e lartë tregon se mbarëvajtja e qeverisë është mjaft e varur nga konsumi, por edhe nga çmimet, duke qenë se TVSH aplikohet mbi çmimin e një malli apo shërbimi. Në total, gjatë vitit të kaluar, të ardhurat nga TVSH fiksoheshin pranë rreth 161 miliardë lekëve, ose rreth 1.4 miliardë eurove. Në vend të dytë si zë ndjek “Sigurimi shoqëror”, me rreth 95 miliardë lekë, ose 18.6%. Vendin e tretë e zënë “Akcizat”, me 10.1% të totalit, ose rreth 51.6 miliardë lekë.
Renditja vijon më tej me “Taksat nacionale dhe të tjera”, të pozicionuara në vend të 4-tët, me 8.3%, si dhe “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” me 7.7%. “Tatimi mbi Fitimin” ndërkohë zë 7% të totalit, dhe renditet në vend të 6-të. Kujtojmë se “Tatimi mbi Fitimin” paguhet vetëm nga biznesi i madh, pra rreth 16 mijë subjekte përafërsisht. “Taksat lokale” zënë vetëm 3.9%, “Sigurimi Shëndetësor” rreth 2.8%, “Të ardhurat nga institucionet buxhetore” rreth 2.5%, së bashku me të “Ardhurat nga ndihmat”, me të njëjtën peshë. “Taksat doganore” përbëjnë 1.5% të të ardhurave në arkën e shtetit në vit, “Taksa mbi pasurinë” rreth 1.2%, etj me radhë. Ndërkohë, dy vendet e fundit, si zërat kontribues me më pak peshë në buxhet janë “Biznesi i vogël”, me vetëm 0.1% dhe “Dividenti” me zero.
Sondazh

Sa kanë shpenzuar shqiptarët për covid-19? Rreth 280 euro për frymë vetëm për testime, pa përfshirë barnat, kurat dhe shpenzimet ekstra
Analizat e tregjeve të ndryshme të kryera nga “Scan Intel” në shumë raste nxjerrin në pah jo vetëm shifra interesante, por ilustrojnë edhe fenomene të......

Instat thotë se konsumi është rritur/ Shitjet me pakicë, 6.4% më të larta se vjet, edhe karburantet me rritje
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” flasin për rritje të shitjeve në tregtinë me pakicë përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022. Indeksi i volumit të......

Emigrantët sjellin një pagë shtesë në muaj/ Rekord këtë vit me remitancat, 320 euro mesatarisht për çdo familje, 376 mln euro në 6 muaj
Emigrantët kanë dërguar rreth 192 milionë euro ndaj të afërmve të tyre në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e......

Laboratoret private, fitime kolosale në pandemi/ Rrisin xhiron me 400% dhe fitimet me 849%. "Genius" kalon "Intermedica"
“Scan Intel” vijon me analizën e tregjeve duke u rikthyer këtë herë në një industri shumë interesante, sidomos gjatë pandemisë, atë të laboratoreve mjeksore......

Turistët, rekord shpenzimesh në Shqipëri/ 1.1 mld euro 6 muajt e parë të vitit, dy herë mbi mesataren historike, 442 euro për frymë
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të huajt në Shqipëri kanë shpenzuar një shifër rekord prej 1.13 miliardë eurosh në 6 muajt e......

Bie papunësia, por vetëm për burrat/ Pranë 11.1%. Rritet për të rinjtë dhe për gratë dhe vajzat
Treguesit e punësimit duket se vijojnë me përmirësime edhe përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë,......

Paga mesatare arrin në 60,666 lekë në muaj/ Rreth 1100 lekë rritje në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë
Paga mesatare bruto në Shqipëri për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, llogaritet në 60,666 lekë. Kështu, shifrat e publikimit të......

Numri i nxënësve në rënie çdo vit/ Rreth 4% më pak fëmijë në klasë të parë dhe 9% më pak gjimnazistë në klasë të dhjetë
Edhe pse akoma nuk disponohen shifra të sakta mbi numrin e nxënësve të regjistruar për vitin shkollor 2022-2023, shifrat paraprake të “Ministrisë së Arsimit”......