Çfarë ndryshimesh sjell projektbuxheti 2026 në arsim? - Prioritetet, investime në teknologji dhe gjithëpërfshirje

Në Kuvend është depozituar projektligji për buxhetin e shtetit vitit 2026. Në këtë dokument, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka pwrcaktuar reformat, me synim rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përshtatjen e arsimit ndaj nevojave të tregut të punës, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve, përmes rritjes së pjesëmarrjes së tyre në aktivitete rinore dhe sportive.
Fokusi kryesor i politikave të reja do të jetë mbështetja e arsimit bazë dhe të mesëm të lartë, modernizimi i kurrikulave, trajnimi profesional i mësuesve dhe zgjerimi i përdorimit të teknologjisë së informacionit në procesin arsimor.
Referuar projektbuxhetit, ndër masat konkrete që do të zbatohen janë: Rritja e përfshirjes së fëmijëve 3–6 vjeç në arsimin parashkollor në 83% deri në vitin 2028; reduktimi i klasave kolektive në arsimin parauniversitar; sigurimi i transportit falas për rreth 35 mijë nxënës dhe 13.500 mësues që udhëtojnë në distanca mbi 2 dhe 5 kilometra; trajnimi çdo vit i rreth 50% të mësuesve të arsimit bazë dhe 100 mësuesve nga diaspora.
Nga ana tjetër, do të vijojë ofrimi i teksteve falas për 220 mijë nxënës të arsimit bazë dhe 15 mijë nxënës nga shtresat në nevojë në arsimin e mesëm të lartë.
Sipas prioriteve 2026-2028 të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, synohet rritja e numrit të nxënësve që vijojnë arsimin e mesëm publik nga 95% në 98% deri në vitin 2028. Ndërkohë, parashikohet rritja e numrit të psikologëve dhe punonjësve socialë në 450 deri në vitin 2028; si dhe akordimi i bursave dhe mbështetje financiare për mbi 4.000 nxënës me nevoja të veçanta përfshirë fëmijët romë dhe egjiptianë, me synimin që ata të ndjekin dhe përfundojnë arsimin e detyruar në masën 100%.
Po kështu, do të ketë investime në ndërtimin e infrastrukturës arsimore, laboratorëve të teknologjisë, mjediseve sportive dhe shkollave sipas standardeve europiane.
Sa i takon arsimit të lartë, Ministria do të ofrojë bursa për studentët ekselentë dhe ata në nevojë, si dhe do të mundësojë procesin e ndërkombëtarizimit përmes hapjes së programeve të përbashkëta me universitete të huaja.
Nga ana tjetër në fushën e arsimit profesional, Ministria e Arsimit, synon modernizimin e infrastrukturës, përditësimin e katalogut kombëtar të kualifikimeve dhe përfshirjen më të gjerë të sektorit privat në zhvillimin e programeve profesionale.
Referuar projektbuxhetit, ndër objektivat për arsimin profesional 2026–2028 janë: Rritja e pjesëmarrjes në arsimin profesional në 20% deri në vitin 2028; punësimi i 68.5% të të diplomuarve një vit pas përfundimit të studimeve, si dhe rritja e numrit të nxënësve nga zonat rurale dhe nga komunitetet rome e egjiptiane;
Këto investime dhe reforma synojnë të rrisin cilësinë e arsimit, të përgatisin të rinjtë për tregun e punës dhe të garantojnë mundësi të barabarta arsimimi për të gjithë qytetarët, si pjesë e objektivave kombëtare për periudhën 2026–2028.
Greqi, çmimet e energjisë shtrenjtohen me 21% - Shënuan rritje për të tretin muaj radhazi në tregun me shumicë
Çmimet me shumicë të energjisë elektrike në Greqi u rritën për të tretin muaj radhazi në tetor. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te familjet dhe bizneset,......
Sa lekë do të shkojnë për ushtrinë në vitin 2026? Ministria e Mbrojtjes merr prioritetin më të madh në financim
Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2026, "Ministria e Mbrojtjes" këtë vit do të ketë në dispozicion 58.9 miliardë lekë ose 10 miliardë lekë më shumë se vitin......
Kursi i këmbimit/ Forcohen valutat kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pas në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 83.5 lekë dhe është shitur me 84.5 lekë......
Kina pezullon tarifat “hakmarrëse” ndaj SHBA-së - Hiqen detyrimet mbi produktet bujqësore, me përjashtim të sojës
Kina do të pezullojë tarifat ndëshkuese ndaj importeve amerikane pas takimit të javës së kaluar mes dy liderëve, duke përfshirë edhe heqjen e detyrimeve mbi......
Konkursi “Transport, Inovacion dhe Siguri (TIS)”/ Balluku: Një ftesë për këdo që ka një ide inovatore
Zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me DPSHTRR njoftuan sot se cilido që ka ide......
OpenAI forcon infrastrukturën e “IA” - 38 miliardë dollarë marrëveshje me Amazon për shërbime “cloud”
OpenAI ka nënshkruar një marrëveshje shtatëvjeçare me vlerë 38 miliardë dollarë, për të blerë shërbime “cloud” nga Amazon.com, në përpjekjen e parë të madhe......
Pasuria amerikane, në duart e pakicës - 10 miliarderët kryesorë shënuan rreth 700 miliardë USD rritje në vitin 2024
Pasuria e përbashkët e 10 miliarderëve më të pasur në Shtetet e Bashkuara është rritur me 698 miliardë dollarë në një vit, sipas një raporti të ri të......
Euronews EU Enlargement Summit, Rama: Një platformë dialogu BE-Ballkani Perëndimor
Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e Euronews EU Enlargement Summit, një ngjarje e rëndësishme televizive e organizuar nga Euronews, që bashkon liderët e......



