Kina pezullon tarifat “hakmarrëse” ndaj SHBA-së - Hiqen detyrimet mbi produktet bujqësore, me përjashtim të sojës

Kina do të pezullojë tarifat ndëshkuese ndaj importeve amerikane pas takimit të javës së kaluar mes dy liderëve, duke përfshirë edhe heqjen e detyrimeve mbi produktet bujqësore. Megjithatë, importet e sojës amerikane do të vazhdojnë të përballen me një tarifë prej 13%.
Komisioni i tarifave njoftoi se do të heqë detyrimet deri në 15% që kishte vendosur mbi disa produkte bujqësore amerikane që nga data 10 nëntor, ndërsa do të ruajë tarifat prej 10%, të vendosura në përgjigje të taksave të presidentit Donald Trump.
Investitorët në të dyja anët e Paqësorit morën frymë lirisht pasi Trump u takua me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut, duke zbutur frikën se dy ekonomitë më të mëdha të botës mund të ndërprisnin bisedimet për zgjidhjen e luftës tregtare që ka trazuar zinxhirët globalë të furnizimit.
Ndërsa Trump dhe Shtëpia e Bardhë nxituan të publikonin versionin e tyre të takimit, pala kineze nuk dha menjëherë një përmbledhje të detajuar të marrëveshjes.
Megjithatë, blerësit kinezë të sojës amerikane do të përballen ende me një tarifë prej 13%. Sipas tregtarëve, kjo kosto e bën sojën amerikane shumë të shtrenjtë për vendasit, në krahasim me alternativat braziliane.
“Nuk presim që kërkesa nga Kina të rikthehet në tregun amerikan me këtë ndryshim,” tha një tregtar nga një kompani ndërkombëtare. “Brazili është më i lirë se SHBA dhe madje edhe blerësit jokinezë po zgjedhin ngarkesat braziliane.”
Pas takimit Xi-Trump, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Kina do të blejë të paktën 12 milionë tonë sojë amerikane gjatë dy muajve të fundit të vitit 2025 dhe të paktën 25 milionë tonë çdo vit për tre vitet në vijim. Pekini ende nuk i ka konfirmuar këto shifra, ndërsa tregtarët po vëzhgojnë me kujdes për shenja të blerjeve në shkallë të gjerë.
Konkursi “Transport, Inovacion dhe Siguri (TIS)”/ Balluku: Një ftesë për këdo që ka një ide inovatore
Zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me DPSHTRR njoftuan sot se cilido që ka ide......
OpenAI forcon infrastrukturën e “IA” - 38 miliardë dollarë marrëveshje me Amazon për shërbime “cloud”
OpenAI ka nënshkruar një marrëveshje shtatëvjeçare me vlerë 38 miliardë dollarë, për të blerë shërbime “cloud” nga Amazon.com, në përpjekjen e parë të madhe......
Pasuria amerikane, në duart e pakicës - 10 miliarderët kryesorë shënuan rreth 700 miliardë USD rritje në vitin 2024
Pasuria e përbashkët e 10 miliarderëve më të pasur në Shtetet e Bashkuara është rritur me 698 miliardë dollarë në një vit, sipas një raporti të ri të......
Euronews EU Enlargement Summit, Rama: Një platformë dialogu BE-Ballkani Perëndimor
Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e Euronews EU Enlargement Summit, një ngjarje e rëndësishme televizive e organizuar nga Euronews, që bashkon liderët e......
Paketa Fiskale 2026, rritet taksa e karbonit, kostoja e “Paqes Fiskale” 37 mln euro
Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar paketën fiskale e cila sjell disa risi për bizneset dhe qytetarët. Konkretisht projektligji......
Projekt Buxheti 2026, Qeveria dërgon draftin në Kuvend: 823 057 mln lekë të ardhura dhe 886 764 mln lekë shpenzime
Qeveria ka miratuar mbrëmë dhe sot Kuvendi ka publikuar projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026. Sipas draftit të kaluar në qeveri të ardhurat e......
KE publikon Progres-Raportin 2025, Kos: Shqipëria, progres të paprecedentë
Komisioni Europian ka publikuar progress-raportin 2025 për Shqipërinë, ku vlerësohet se vendi ka ruajtur një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe stabilitet......
Sejko takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar!
Më 4 nëntor 2025, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke......



