Pasuria amerikane, në duart e pakicës - 10 miliarderët kryesorë shënuan rreth 700 miliardë USD rritje në vitin 2024

Pasuria e përbashkët e 10 miliarderëve më të pasur në Shtetet e Bashkuara është rritur me 698 miliardë dollarë në një vit, sipas një raporti të ri të publikuar nga organizata Oxfam America.
Raporti paralajmëron se politikat e administratës së Donald Trump mund ta çojnë pabarazinë ekonomike në nivele rekord, ndërsa thekson se si republikanët ashtu edhe demokratët kanë kontribuuar në zgjerimin e këtij hendeku gjatë dekadave të fundit.
Duke përdorur të dhëna nga Rezerva Federale për periudhën 1989–2022, studiuesit zbuluan se 1 për qindëshi më i pasur i familjeve amerikane ka fituar 101 herë më shumë pasuri sesa familja mediane dhe 987 herë më shumë sesa familjet në 20 për qindëshin më të varfër të shoqërisë. Në terma konkretë, kjo përkthehet në një fitim prej 8.35 milionë dollarësh për familjet e 1 për qindëshit më të pasur, krahasuar me vetëm 83 mijë dollarë për familjen mesatare gjatë 33 viteve.
Ndërkohë, mbi 40% e popullsisë amerikane, duke përfshirë gati gjysmën e fëmijëve, konsiderohen me të ardhura të ulëta, me nivel ekonomik familjar nën 200% të vijës kombëtare të varfërisë.
Kur krahasohet me 38 vende të tjera me të ardhura të larta në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Shtetet e Bashkuara renditen të parat për shkallën e varfërisë relative, të dytat për varfërinë dhe vdekshmërinë e fëmijëve, dhe të dytat nga fundi për jetëgjatësinë mesatare.
Raporti argumenton se sistemet amerikane, duke përfshirë kodin tatimor, rrjetin e mbrojtjes sociale dhe të drejtat e punëtorëve, janë dobësuar gradualisht, duke lejuar që pasuria e përqendruar të kthehet në pushtet të përqendruar.
Sipas raportit, ligji fiskal i Trump, i miratuar në maj, përbën “një nga transferimet më të mëdha të pasurisë drejt të pasurve në dekadat e fundit”, pasi uli taksat për milionerët dhe korporatat. Megjithatë, Oxfam thekson se kjo nuk është përgjegjësi vetëm e republikanëve. “Reformat e 40 viteve të fundit, nga shkurtimi i taksave dhe mbrojtjeve sociale, te dobësimi i sindikatave, janë mbështetur nga të dyja partitë.”
Rekomandimet politike të paraqitura në raport janë: rivendosja e ekuilibrit të pushtetit përmes politikave kundër monopoleve; përdorimi i sistemit tatimor për të reduktuar pabarazinë përmes taksave mbi të pasurit dhe korporatat; forcimi i rrjetit të sigurimeve sociale; dhe mbrojtja e sindikatave.
Euronews EU Enlargement Summit, Rama: Një platformë dialogu BE-Ballkani Perëndimor
Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e Euronews EU Enlargement Summit, një ngjarje e rëndësishme televizive e organizuar nga Euronews, që bashkon liderët e......
Paketa Fiskale 2026, rritet taksa e karbonit, kostoja e “Paqes Fiskale” 37 mln euro
Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar paketën fiskale e cila sjell disa risi për bizneset dhe qytetarët. Konkretisht projektligji......
Projekt Buxheti 2026, Qeveria dërgon draftin në Kuvend: 823 057 mln lekë të ardhura dhe 886 764 mln lekë shpenzime
Qeveria ka miratuar mbrëmë dhe sot Kuvendi ka publikuar projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026. Sipas draftit të kaluar në qeveri të ardhurat e......
KE publikon Progres-Raportin 2025, Kos: Shqipëria, progres të paprecedentë
Komisioni Europian ka publikuar progress-raportin 2025 për Shqipërinë, ku vlerësohet se vendi ka ruajtur një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe stabilitet......
Sejko takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar!
Më 4 nëntor 2025, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke......
Sa efektive janë politikat dhe fondet publike për gratë? - Raport mbi efikasitetin e ndërhyrjeve publike për fuqizimin ekonomik të grave
Efikasiteti i politikave dhe fondeve publike në fuqizimin social-ekonomik të grave në Shqipëri, ishte fokusi i tryezës së diskutimit që bëri bashkë ekspertë......
Ndryshime në kodin rrugor - Përcaktime të reja për peshat dhe dimensionet e mjeteve që lejohet të qarkullojnë
Kodi Rrugor do të pësojë ndryshime, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë në vendin tonë. Gjatë prezantimit në komisionet......
Kërkohet heqje e TVSH për librat - Komisioni parlamentar i Ligjeve diskuton ndryshimet e propozuara
Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka diskutuar disa ndryshime të propozuara nga Ministria e Kulturës në ligjin “Për......





