Projekt Buxheti 2026, Qeveria dërgon draftin në Kuvend: 823 057 mln lekë të ardhura dhe 886 764 mln lekë shpenzime

Qeveria ka miratuar mbrëmë dhe sot Kuvendi ka publikuar projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026. Sipas draftit të kaluar në qeveri të ardhurat e planifikuara kapin vlerën e 823 miliardë lekë, shpenzimet 887 miliardë lekë, ndërsa deficiti buxhetor parashikohet 63 miliardë lekë.
Sipas draftit të qeverisë programimi i të ardhurave buxhetore bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit ne ekonomi. Shpenzimet buxhetore për vitin 2026 programohen në masën 886.8 miliardë lekë ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 55 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025.
Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në rreth 180 miliardë lekë Fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro.
Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me 123 milionë eurot e këtij viti.
Një focus të vecantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale. 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.
Në shpenzimet buxhetore për periudhën 2026-2028 sigurohen burimet e nevojshme për arritjen e angazhimit të qeverisë për rritjen e pensionit minimal në nivelin e 200 euro në muaj dhe atij mesatar në nivelin e 400 euro në muaj. Krahas kësaj politike, parashikohet financimi i plotë i efektit të rritjes së pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj.
Për herë të parë, parashikohet edhe indeksimi i pagave të administratës publike në masën 2.5% duke filluar nga data 1 janar 2026.
BUXHETI PËR VITIN 2026
Të ardhurat 823 057 milionë lekë
Shpenzimet 886 764 milionë lekë
Deficiti 63 707 milionë lekë
KE publikon Progres-Raportin 2025, Kos: Shqipëria, progres të paprecedentë
Komisioni Europian ka publikuar progress-raportin 2025 për Shqipërinë, ku vlerësohet se vendi ka ruajtur një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe stabilitet......
Sejko takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar!
Më 4 nëntor 2025, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke......
Sa efektive janë politikat dhe fondet publike për gratë? - Raport mbi efikasitetin e ndërhyrjeve publike për fuqizimin ekonomik të grave
Efikasiteti i politikave dhe fondeve publike në fuqizimin social-ekonomik të grave në Shqipëri, ishte fokusi i tryezës së diskutimit që bëri bashkë ekspertë......
Ndryshime në kodin rrugor - Përcaktime të reja për peshat dhe dimensionet e mjeteve që lejohet të qarkullojnë
Kodi Rrugor do të pësojë ndryshime, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë në vendin tonë. Gjatë prezantimit në komisionet......
Kërkohet heqje e TVSH për librat - Komisioni parlamentar i Ligjeve diskuton ndryshimet e propozuara
Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka diskutuar disa ndryshime të propozuara nga Ministria e Kulturës në ligjin “Për......
e-Gate, edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës - Ministrja Koçiu: Do të mundësohet nga sezoni i ardhshëm veror
Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do të shtrihet shumë......
33 të moshuar për çdo persona 100 në punë/ Raporti i varësisë ende nën mesataren e BE-së
Raporti i Varësisë sipas së të moshuarve është një tregues i rëndësishëm ekonomik dhe demografik që mat ekuilibrin midis popullsisë ekonomikisht të varur......
Bregdeti dhe ndërtimi, “motori” i kredive bankare/ Lezha i kalon të gjithë me rritjen vjetore, ndërsa Tirana mban peshën më të madhe
Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, stoku total i huave për bizneset në vend arriti në 512.9 miliardë lekë, duke u rritur me 7.4% krahasuar me të......





