Analiza Postuar më 4 Nëntor 2025, 11:39

Bregdeti dhe ndërtimi, “motori” i kredive bankare/ Lezha i kalon të gjithë me rritjen vjetore, ndërsa Tirana mban peshën më të madhe

Nga Scan TV

Bregdeti dhe ndërtimi, “motori” i kredive bankare/ Lezha i

Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, stoku total i huave për bizneset në vend arriti në 512.9 miliardë lekë, duke u rritur me 7.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto të dhëna të publikuara nga "Banka e Shqipërisë" përfaqësojnë gjendjen e stokut të kredive aktive, pra shumën që bizneset i detyrohen bankave në fund të periudhës, jo huatë e reja të disbursuara.

Brenda këtij totali, ndërtimi mbetet një ndër sektorët më të mëdhenj të financuar, me një stok që i kalon rreth 79 miliardë lekë në nivel kombëtar (bazuar në shumën e qarqeve), duke reflektuar peshën e rëndësishme të këtij sektori në ekonominë shqiptare.
Kredia për ndërtim është rritur në pothuajse të gjitha qarqet, por me intensitet të ndryshëm.

Lezha udhëheq me rritjen më të fortë përqindësisht, 138.6%, nga 328 milionë në 783 milionë lekë një zgjerim i lidhur drejtpërdrejt me zhvillimet turistike dhe urbanistike përgjatë vijës bregdetare. Në Elbasan, kredia për ndërtim është rritur me 55.5%, çka tregon një ringjallje të investimeve lokale në infrastrukturë dhe banesa.
Korça ka ndjekur një ecuri të ngjashme me 40.3%, për shkak të zgjerimit të tregut imobiliar dhe rritjes së kërkesës për ndërtesa rezidenciale dhe shërbimesh.

Shkodra ndjek në radhë me një rritje në tremujorin e tretë të vitit aktual prek 38.8%, krahasuar me të njetën periudhë të vitit të kaluar. Fieri ka shënuar rritje më të moderuar prej 14.9%, ndërsa Tirana, që përmban pothuaj gjysmën e gjithë stokut të kredisë për ndërtim në vend, ka regjistruar një rritje më të butë prej 4%, por në vlera absolute mbetet e para, me mbi 70 miliardë lekë kredi vetëm në këtë sektor.

Në të kundërt, Vlora ka shënaur rënie me 6.4% duke shfaqur shenja ngopjeje të tregut, pas disa viteve aktiviteti të lartë ndërtimor.

Në përgjithësi, rritja e stokut të kredive për ndërtim dëshmon për një stabilitet të besimit të bankave dhe bizneseve në këtë sektor, megjithëse përqendrimi mbetet i lartë në zonat urbane dhe bregdetare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat