Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2025, 13:39

Sa efektive janë politikat dhe fondet publike për gratë? - Raport mbi efikasitetin e ndërhyrjeve publike për fuqizimin ekonomik të grave

Nga Diamila Leka

Sa efektive janë politikat dhe fondet publike për gratë? - Raport

Efikasiteti i politikave dhe fondeve publike në fuqizimin social-ekonomik të grave në Shqipëri, ishte fokusi i tryezës së diskutimit që bëri bashkë ekspertë të fushës dhe jo vetëm.

I pranishëm zv/ambasadori i Suedisë dhe shefi i Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim, u shpreh se do të rritet bashkëpunimi mbi parimin e përbashkët midis Suedisë dhe Shqipërisë mbi fuqizimin ekonomik dhe social të grave.

“Nuk kemi ardhur këtu vetëm për të riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët ndaj kësaj politike, por për të theksuar edhe njëherë një parim të përbashkët midis Suedisë dhe Shqipërisë që është fuqizimi ekonomik dhe social i grave. Barazia gjinore, është elementi thelbësor, elementi kryesor i bashkëpunimit midis Suedisë dhe Shqipërisë përgjatë 30 viteve të fundit. Dhe gjatë këtyre viteve kemi parë një progres të jashtëzakonshëm duke përfshirë partnerë institucional dhe organizatat e shoqërisë civile. Zinxhiri ekonomik dhe social i grave në shoqëri nuk ëhstë vetëm çështje drejtësie por është një çështje e ngutshme në shoqërinë tonë. Në mbarë botën po vëmë re një kundërshti serioze ndaj barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjes në shoqëri. Ka shumë të drejta të cilat po vihen në pikëpyetje dhe për fat të keq po bëjnë hapa pas. Dhe asnjë vend nuk është imun ndaj kësaj kundërshtie. Zërat që përfaqësojnë barazinë gjinore po heshten dhe gratë që kanë qenë aktive në shoqëri në mbarë botën, po përballen me intimidim dhe kundërshtim të madh. Megjithatë po shohim, se institucionet private dhe shoqëria civile po punonjë me njëri tjetrin. Pikërisht kjo është fusha ku ne mund tës shohim rezultate të vërteta. Në shqipëri, ligji për baraqzinë gjinore ëhstë i përgatitur dhe ka qenë në diskutim për një kohë të gjatë. Dhe kuvendi pritet të marrë një vendim të enjten, dhe ky ligj është jashtëzakonisht për të qartësuar përgjegjësitë institucionale.”

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, u ndal në dy momente delikate të grave të cilat hasin problematika në marrëdhënie me punësimin.

“E lidh me momentet e shtatëzënisë dhe të mëmësisë. Në një pjesë të madhe të çështjeve që ne kemi trajtuar me aspektet gjinore. Kryeisht e kemi vënë re që ka një ndjeshmëri të kënaqshme të dijenisë së punëdhënësve të mbrojtjes gjinore dhe garancive që duhet të ketë gruaja në momentin e shtatzënisë por gjen një pandjeshmëri dhe pakuptueshmëri nga ana e punëdhënësve. Sidomos kur bëhet fjalë në periudhën e mëmësisë.”

Disa nga gjetjet e organizatës Together for Life, janë se rreziku i varfërisë është më i lartë tek gratë krahasuar me burrat, duke reflektuar nevojën për masa më efektive dhe të shënjestruara, përfshirja e grave dhe vajzave në proceset vendimmarrësenë zonat rurale, është e kufizuar, fondet e alokuara për buxhetimin gjinor janë të papërfillshme në raport me standardet evropiane, etj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat