Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2025, 13:37

Kërkohet heqje e TVSH për librat - Komisioni parlamentar i Ligjeve diskuton ndryshimet e propozuara

Nga Fabjona Pasho

Kërkohet heqje e TVSH për librat - Komisioni parlamentar i Ligjeve

Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka diskutuar disa ndryshime të propozuara nga Ministria e Kulturës në ligjin “Për Librin”.

Ndër ndryshimet e propozuara është edhe ai i heqjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për librat, përfshirë edhe ata elektronikë. Zv/ministrja e Kulturës Turizmit dhe Sportit, Lira Pipa, tha se lidhur me këtë çështje do të ngrihet një grup pune së bashku me Ministrinë e Financave.

Gjithashtu, ndryshimet synojnë edhe digjitalizimin e librave, garantimin e një fondi të qëndrueshëm për pasurimin e bibliotekave, etj.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat