e-Gate, edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës - Ministrja Koçiu: Do të mundësohet nga sezoni i ardhshëm veror

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do të shtrihet shumë shpejt edhe në portet kryesore detare të vendit, në Durrës dhe Sarandë.
Gjatë një inspektimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, theksuan rëndësinë e këtij sistemi për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe forcimin e sigurisë kufitare.
“E vendosëm që bashkë me Drejtorin të vinim sot, pikërisht edhe për të parë pak nga afër mënyrën moderne të kalimit të kufirit, duke pasur në konsideratë që aeroporti i Rinasit tashmë është kthyer në një destinacion, i cili fare mirë tregon për ndryshimin dhe zhvillimin e jashtëzakonshëm që ka marrë turizmi në vendin tonë, duke pasur një lëvizshmëri shumë të madhe, një fluks shumë të madh qytetarësh që qarkullojnë, që hyjnë dhe që dalin,” u shpreh ministrja Koçiu.
Ajo theksoi se vetëm në 10 muajt e parë të vitit, mbi 10 milionë qytetarë kanë përdorur sistemin elektronik e-Gate, i cili po ndihmon në përshpejtimin e procedurave dhe lehtësimin e shërbimit kufitar.
Ministrja njoftoi gjithashtu se, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punohet që sistemi e-Gate të vendoset në Portin e Durrësit dhe në Portin e Sarandës, në mënyrë që gjatë sezonit turistik të ardhshëm, qytetarët që udhëtojnë përmes detit të përfitojnë të njëjtin standard shërbimi si në Rinas.
“Do ta bëjmë efektiv, që në muajt e verës të sezonit të ardhshëm, për t’u shërbyer me të njëjtin standard edhe qytetarëve që lëvizin nëpërmjet detit. Një falënderim nga zemra për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin që tregoni çdo ditë”, u shpreh ministrja Koçiu.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda vlerësoi ndikimin pozitiv të sistemit e-Gate në modernizimin e punës policore dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve. Ai shtoi se sistemi e-Gate ka ndihmuar në përballimin e një fluksi rekord pasagjerësh, që pritet të arrijë deri në 12 milionë në fund të vitit.
Shtrirja e sistemit e-Gate në portet detare pritet të jetë një tjetër hap drejt modernizimit të menaxhimit të kufijve, forcimit të sigurisë dhe ofrimit të një shërbimi europian për qytetarët dhe turistët që vizitojnë Shqipërinë.
33 të moshuar për çdo persona 100 në punë/ Raporti i varësisë ende nën mesataren e BE-së
Raporti i Varësisë sipas së të moshuarve është një tregues i rëndësishëm ekonomik dhe demografik që mat ekuilibrin midis popullsisë ekonomikisht të varur......
Bregdeti dhe ndërtimi, “motori” i kredive bankare/ Lezha i kalon të gjithë me rritjen vjetore, ndërsa Tirana mban peshën më të madhe
Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, stoku total i huave për bizneset në vend arriti në 512.9 miliardë lekë, duke u rritur me 7.4% krahasuar me të......
Thellohet kriza politike në Francë - Partitë e majta franceze bojkotojnë diskutimet për buxhetin
Partitë opozitare të majta në Francë bojkotuan një takim qeveritar që synonte arritjen e një kompromisi mbi buxhetin shtetëror të vitit 2026, ndërsa......
“Rishikim i rregullores për çmimet e sigurimit” - 12 rekomandime të Kuvendit ndaj AMF për mbikëqyrje më efektive dhe përafrim me BE-në
Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të thellojë përpjekjet për zhvillimin e një tregu sigurimesh më të hapur, transparent dhe......
Britania “përgatit terrenin” për rritjen e taksave - Ministrja e financave: Nevojiten masa për të mbrojtur shpenzimet publike
Ministrja britanike e financave, Rachel Reeves, ka hapur rrugën për rritje të taksave, duke theksuar se buxheti i saj i dytë vjetor do të ketë “vendime të......
Shqipëria, sa larg është nga anëtarësimi në BE? - Unioni “nuk lëkundet” në vendimin për t'u zgjeruar me vende të reja deri në 2030
Procesi i anëtarësimit të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian po përparon me ritme të shpejta. Samiti BE-Ballkani Perëndimor që......
Transformimi digjital i vendeve kandidate - Si po përputhen politikat kombëtare me standardet e BE-së?
Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, vendet duhet të përafrohen me koleksionin e ligjeve, rregulloreve dhe politikave të bllokut me 27 anëtarë. Kjo......
Mijëra mundësi punësimi në të gjithë vendin - Oferta për profesionet elementare dhe të diplomuarit
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njofton se janë të shpallura 6000 vende të lira pune në portalin kombëtar të punësimit puna.gov.al, duke ofruar......





