Ndryshime në kodin rrugor - Përcaktime të reja për peshat dhe dimensionet e mjeteve që lejohet të qarkullojnë

Kodi Rrugor do të pësojë ndryshime, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë në vendin tonë. Gjatë prezantimit në komisionet parlamentre, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeljeda Muçaj tha se ndryshimet synojnë përmbushjen dhe përputhshmërinë me Direktivat e Bashkimit Evropian.
Muçaj foli edhe për kostot që mund të lindin nga detyrimet e reja për biznesin, duke i konsideruar si kosto legjitime.
Aktualisht, Kodi Rrugor shqiptar përcakton se çdo mjet rrugor, duke përfshirë edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë: gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.55 m, lartësi maksimale jo më të madhe se 4 m dhe 4.3 m për autobusët dhe trolejbuset e destinuar për linjat e shërbimeve publike, si dhe gjatësi 7.50 - 12 m sipas numrit të akseve të mjetit. Kodi vendos kufizim edhe për rimorkiot, si dhe për peshën që duhet të ketë çdo mjet transporti. Ndërkaq, sipas ndryshimeve kufizimet hiqen nga Kodi Rrugor dhe përcaktohen me vendim qeverie, qe do të duhet të dalë menjëherë pas miratimit të Kodit të ri. Kjo bëhet për arsye se, përmasat gabaritë të automjeteve janë subjekt përditësimi të vazhdueshëm i direktivës evropiane dhe se këto përditësime do të bëheshin më mirë përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet e propozuara nuk prekin mjetet jashtë norme dhe transportet në kushte jonormale.
Kërkohet heqje e TVSH për librat - Komisioni parlamentar i Ligjeve diskuton ndryshimet e propozuara
Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka diskutuar disa ndryshime të propozuara nga Ministria e Kulturës në ligjin “Për......
e-Gate, edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës - Ministrja Koçiu: Do të mundësohet nga sezoni i ardhshëm veror
Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do të shtrihet shumë......
33 të moshuar për çdo persona 100 në punë/ Raporti i varësisë ende nën mesataren e BE-së
Raporti i Varësisë sipas së të moshuarve është një tregues i rëndësishëm ekonomik dhe demografik që mat ekuilibrin midis popullsisë ekonomikisht të varur......
Bregdeti dhe ndërtimi, “motori” i kredive bankare/ Lezha i kalon të gjithë me rritjen vjetore, ndërsa Tirana mban peshën më të madhe
Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, stoku total i huave për bizneset në vend arriti në 512.9 miliardë lekë, duke u rritur me 7.4% krahasuar me të......
Thellohet kriza politike në Francë - Partitë e majta franceze bojkotojnë diskutimet për buxhetin
Partitë opozitare të majta në Francë bojkotuan një takim qeveritar që synonte arritjen e një kompromisi mbi buxhetin shtetëror të vitit 2026, ndërsa......
“Rishikim i rregullores për çmimet e sigurimit” - 12 rekomandime të Kuvendit ndaj AMF për mbikëqyrje më efektive dhe përafrim me BE-në
Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të thellojë përpjekjet për zhvillimin e një tregu sigurimesh më të hapur, transparent dhe......
Britania “përgatit terrenin” për rritjen e taksave - Ministrja e financave: Nevojiten masa për të mbrojtur shpenzimet publike
Ministrja britanike e financave, Rachel Reeves, ka hapur rrugën për rritje të taksave, duke theksuar se buxheti i saj i dytë vjetor do të ketë “vendime të......
Shqipëria, sa larg është nga anëtarësimi në BE? - Unioni “nuk lëkundet” në vendimin për t'u zgjeruar me vende të reja deri në 2030
Procesi i anëtarësimit të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian po përparon me ritme të shpejta. Samiti BE-Ballkani Perëndimor që......





