Rekord investimesh të huaja, por “mister” origjina/ IHD pranë 337 mln euro në T2, si asnjëherë më parë, 64% e tyre rezultojnë konfidencialë

Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë ka prekur një rekord të ri historik, të paktën që prej vitit 2014 kur edhe të dhënat janë publike. Kështu, shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se gjatë 3 muajve të dytë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte në vend fiksohej pranë 337 milionë eurove, si asnjëherë më parë. Në tremujorin e parë të vitit kjo vlerë fiksohej pranë 293 milionë eurove, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, pranë rreth 235 milionë eurove. Asnjëherë, fluksi i IHD-ve ën vendin tonë nuk e kishte kaluar nivelin e 300 milionë eurove për një tremujor, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Stoku total i investimeve të huaja në vendin tonë deri në gjysmën e parë të vitit fiksohet pranë rreth 10.3 miliardë eurove.
Të dhënat nxjerrin në pah dy elementë mjaft interesantë, veç rekordit historik. Së pari, rreth 64% e fluksit total ka ardhur nga investime anonime sipas vendit të origjinës. Janë plot 215 milionë euro flukset e investimeve të huaja direkte në vendin tonë në tremujorin e dytë të këtij viti të cilat figurojnë si “të tjera për arsye konfidencialiteti”. Bëhet fjalë për rreth 64% të totalit të investimeve të huaja në vendin tonë gjatë kësaj periudhe që nuk ka “etiketë origjine” për publikun. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një rekord absolut historik. Nëse analizojmë të dhënat që prej vitit 2014, shohim se mesatarja tremujore e flukseve të IHD-ve konfidenciale fiksohet pranë rreth 54 milionë eurove. Pra, në tremujorin e dytë të vitit, investimet anonime nga jashtë në vendin tonë kanë qenë rreth 4 herë më të larta se mesatarja e tyre historike.
Shifra tjetër që bie në sy ndërkohë është ajo që i referohet Turqisë. Flukset e investimeve nga Turqia, për herë të parë kanë zbritur në territor negativ, prej rreth -91 milionë eurosh.
Historikisht, Turqia ka qenë në krye të listës së shteteve të origjinës së investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Në tremujorin e parë të këtij viti, Turqia pozicionohej në vend të tretë.
Për të dytin tremujor me radhë, investimet e etiketuara si “të tjera për arsye konfidencialiteti” renditen në krye të listës së flukseve të IHD-ve në vendin tonë. Ndërkohë, në vend të dytë ndjek Italia, e cila në tremujorin e parë renditej në vend të 5-të. Holanda pason në vend të tretë, ndjekur nga Gjermania, Austria, Kosova, SHBA, Franca, Zvicra dhe Qipro. Vec Turqisë, shohim se edhe Serbia ka dale nga “Top 10-shja” krahasuar me tremujorin e parë të vitit.
Sondazh

Arsimi dhe shëndetësia, sektorët me më pak trajnime/ Shifrat e INSTAT: Shpenzojnë vetëm 691 lekë në vit për punonjës
Kostoja mesatare vjetore për një të punësuar me kohë të plotë në Shqipëri regjistrohet në 827,534 lekë. Këtë thonë shifrat më të fundit të publikuara nga......

Menaxhimi i mbetjeve në rënie për 2021-shin/ INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve janë trajtuar më incenerim, 79% e tyre në landfille
"Instituti i Statistikave" në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane tregon se përgjatë vitit 2021 ka rënë sasia vjetore e mbetjeve......

“Tregu” i OJF-ve në Shqipëri/ Në 6 vitet e fundit janë hapur më shumë se në 23 vitet paraardhëse, 80% janë përqëndruar në vetëm 3 qarqe
Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF) gjatë viteve të fundit kanë njohur një rritje të ndjeshme, duke e kthyer fushën e veprimtarisë së tyre në një treg të......

Shqipëria, rekord për eksportin e naftës/ Gushti, 8.1 mld lekë në një muaj, vlera e dytë më e lartë që nga viti 2005
Kriza e çmimeve si dhe ngjarjet e fundit në arenën politike ndërkombëtare që lidhen me pushtimin e Ukrainës nga Rusia nuk kanë ndryshuar vetëm gjeografinë e......

Dyfishohen azilkërkuesit në qershor/ Rreth 6 mijë persona aplikuan për azil në 6 muaj, por mbeten më pak se në 2019-ën
Numri i shqiptarëve azilkërkues vijon me rritje edhe përgjatë muajit qershor të këtij vitit. Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA)......

Sa na kushton një "Iphone 14"? Sa 21.5% e pagës vjetore, jemi të fundit në rajon. Na duhen 444 orë pune, një zviceriani, vetëm 33 orë
Iphone është padiskutim një ndër markat më të njohura në botë sa i përket tregut të smartphone. Çdo vit, “Apple” me fillimin e vjeshtës prezanton modelin e ri......

Eurostat: Inflacioni arrin 7.7% në gusht/ Nën mesataren e BE-së, por më lart se Zvicra. Transporti dhe ushqimet kryesojnë rritjen
Ndërkohë që gjatë muajit gusht inflacioni në Shqipëri arriti në 8% duke thyer kështu një rekord të ri, të dhënat nga "Instituti i Statistikave" sa i përket......

Liria ekonomike, Shqipëria e 26-ta në botë/ Ngjitemi në renditje, por përkeqësohemi në pikëzim. Qëndrueshmëria e monedhës na rendit të katërt
Shqipëria renditet në vend të 26-të mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2022, tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fraser......