Kreditimi vijon me ritme rekord/ Gushti “thyen” tendencën historike, financim i lartë për individët, sidomos për blerje banese

Kredia e re për muajin gusht fiksohet pranë 27 miliardë lekëve, që përkthehet në rreth 235 milionë euro. Kjo shifër është më e larta e regjistruar ndonjëherë gjatë gushtit, të paktën që prej vitit 2015, kur edhe të dhënat janë publike. Gushti është një prej muajve që historikisht është karakterizuar nga një kërkesë e ulët për financim. Kreditimi gjatë gushtit të këtij viti rezulton të jetë rreth 23% mbi mesataren historike të muajit. Shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” konfirmojnë edhe njëherë rolin e sektorit bankar në mbarëvajtjen e ekonomisë në këto kohë aspak të lehta, gjë të cilën vetëm një ditë më parë e konfirmonte edhe raporti i BERZH në lidhje me ekonominë shqiptare.
Rritja e ndjeshme e kreditimit gjat gushtit në terma vjetorë nuk ka qenë e njëjtë për bizneset, ashtu si për individët. Për sektorin privat jo financiar, shifrat flasin për një nivel të lartë kreditimit, por jo për një rekord. Në gusht të këtij viti janë dhënë nga bankat rreth 20.1 miliardë lekë kredi e re, që është ndjeshëm mbi nivelin e gushtit të vitit të kaluar, kur fiksohej pranë rreth 14 miliardë lekëve, por më pak se gushti i vitit 2018, kur kjo shumë fiksohej në 21 miliardë lekë. Ky vit vijon të mbajë rekordin e kreditimit të biznesit sa i përket muajit gusht, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga banka e Shqipërisë.
Në drejtim të individëve ndërkohë, shifrat flasin për rreth 7.2 miliardë lekë kredi të re gjatë gushtit. Shifra përbën një rekord në terma vjetorë, dhe rezulton të jetë rreth 45% mbi mesataren historike të muajit gusht, të paktën që prej vitit 2015-të. Kredia për blerje banesash nga individët duket se vazhdon të udhëheqë tendencën. Pavarësisht se vihet re një rënie e vogël e vrullit të muajve të mëparshëm, kryesisht efekt sezonal, kredia e re për blerje banese këtë gusht regjistron gjithashtu një rekord të ri, si në euro, ashtu edhe në lekë. Rreth 3.88 miliardë lekë regjistrohet kredia e re për blerje banese gjatë gushtit për të dyja valutat. Mesatarja historike e muajit gusht, që karakteriohet nga një kërkesë e ulët për këtë segment të kredisë, fiksohet pranë diçka më shumë se 2 miliardë lekë. Pra, këtë vit, gjatë gushtit kjo kredi ka pësuar një rritje me rreth 88% krahasuar me mesataren historike.
Këto shifra janë në linjë edhe me raporte të ndryshme, si brenda edhe jashtë vendit. Banka e Shqipërisë në vrojtimet periodike ka nënvizuar vazhdimisht se bankat nuk do të shtrëngojnë kushtet dhe standarded e kreditimit për individët, pasi ka konkurrencë në treg dhe pasi ndërtimi është në vrull, por se nga ana tjetër do të ketë një lloj shtrëngimi për biznesin, sidomos sa i përket financimit për investime.
Sondazh

BERZH rifreskon projeksionet për Shqipërinë/ Ekonomia po "mbahet" falë kreditimit, turizmit dhe remitancave
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, pranë 3%, por ka......

Çmimet "godasin" shifrat e transportit/ INSTAT: Deri në 40% më pak mallra gjatë gushtit, por më shumë pasagjerë dhe fluturime
Muaji gusht i këtij viti vijon të reflektojë rritjen e çmimeve në shifrat e transportit të mallrave. Të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi shifrat e......

Shifrat thonë se ky sezon ka qenë rekord për turizmin/ Regjistrohen rreth 689 mijë hyrje më shumë se në vitin 2019-të
Muaji gusht i këtij viti thyen periudhën e para pandemisë sa i përket numrit të vizitorëve, sinjalizojnë të dhënat e publikuara nga “Instituti i Statistikave”......

Të huajt, 931 mln euro prona në Shqipëri/ Rekord i ri këtë vit, në 8 vite investimet janë 10-fishuar, 856 milionë euro rritje
Të huajt kanë investuar rreth 83 milionë euro në prona në tremujorin e dytë të këtij viti, duke regjistruar kështu një rekord të ri historik. Në vetëm 6 muajt......

Kush punon më shumë? Stafi i bareve dhe hoteleve! 438 orë më shumë në vit se ata në arsim
Orët mesatare të punës për një të punësuar me kohë të plotë përgjatë vitit 2020 llogariten në 2,118 tregojnë shifrat e “Anketës së Kostos së Punës” e publikuar......

Rekord investimesh të huaja, por “mister” origjina/ IHD pranë 337 mln euro në T2, si asnjëherë më parë, 64% e tyre rezultojnë konfidencialë
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë ka......

Arsimi dhe shëndetësia, sektorët me më pak trajnime/ Shifrat e INSTAT: Shpenzojnë vetëm 691 lekë në vit për punonjës
Kostoja mesatare vjetore për një të punësuar me kohë të plotë në Shqipëri regjistrohet në 827,534 lekë. Këtë thonë shifrat më të fundit të publikuara nga......

Menaxhimi i mbetjeve në rënie për 2021-shin/ INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve janë trajtuar më incenerim, 79% e tyre në landfille
"Instituti i Statistikave" në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane tregon se përgjatë vitit 2021 ka rënë sasia vjetore e mbetjeve......