Çmimet "godasin" shifrat e transportit/ INSTAT: Deri në 40% më pak mallra gjatë gushtit, por më shumë pasagjerë dhe fluturime

Muaji gusht i këtij viti vijon të reflektojë rritjen e çmimeve në shifrat e transportit të mallrave. Të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi shifrat e transportit sinjalizojnë rënie deri në 40% të volumit të mallrave të transportuara në rrugë detare, e cila zë dhe peshën më të madhe të transportit me 65.3%, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Rënia e volumit të mallrave në rrugë detare vërehet edhe përgjatë tetëmujorit të vitit 2022, krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit të kaluar me 17.6%. Ndërkohë, shifrat e tregtisë së jashtme për muajin gusht të këtij viti flasin për një rritje në vlerë të importeve me 30.8%, po ashtu edhe të eksporteve me 48.1%. Me rënie gjithashtu paraqitet edhe volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë. Për muajin gusht kjo rënie regjistrohet në 3.9%, krahasuar me gushtin e vitit 2021, ndërsa përgjatë tetëmujorit të këtij viti regjistron rënie me 27.4%. Nga ana tjetër volumi i mallrave të transportuara me ajër nuk ka shënuar të njejtin ndryshim duke regjistruar rritje përgjatë gushtit me 4.9%. Volumi i mallrave të transportuara me ajër regjistron rritje edhe në periudhën janar-gusht me 0.3%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Ndryshe nga shifrat e transportit të mallrave paraqiten ato të transportit të pasagjerëve. Të dhënat tregojnë se rritjen më të madhe e kanë regjistruar pasagjerët të cilët kanë udhëtuar në linja detare, me 43.2%, krahasuar me gushtin e një viti më parë. Pasagjerët në linja ajrore po ashtu kanë shënuar rritje me 22.9% gjatë gushtit, ndërkohë që me rënie paraqiten pasagjerët e linjave hekurudhore me 95.2%. Por si paraqiten shifrat për periudhën janar-gusht? Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se rritjen më të madhe gjatë kësaj periudhe e kanë pasagjerët të cilët kanë udhëtuar në linja ajrore me 95.2%, ndërsa pasagjerët në linja detare janë rritur me 59.1%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Numri i fluturimeve ashtu si ai i pasagjerëve paraqitet pozititv përgjatë gushtit të vitit 2022. Fluturimet e kryera janë 4,726 duke pësuar rritje me 15.1%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje vërehet edhe përgjatë tetë muajve të vitit me 63.6%. Këto ndryshime pozitive si në numër pasagjerësh ashtu edhe në numër fluturimesh mbështeten edhe nga të dhënat e lëvizjes së shtetasve të cilët përgjatë gushtit regjistronin rekord.
Sondazh

Shifrat thonë se ky sezon ka qenë rekord për turizmin/ Regjistrohen rreth 689 mijë hyrje më shumë se në vitin 2019-të
Muaji gusht i këtij viti thyen periudhën e para pandemisë sa i përket numrit të vizitorëve, sinjalizojnë të dhënat e publikuara nga “Instituti i Statistikave”......

Të huajt, 931 mln euro prona në Shqipëri/ Rekord i ri këtë vit, në 8 vite investimet janë 10-fishuar, 856 milionë euro rritje
Të huajt kanë investuar rreth 83 milionë euro në prona në tremujorin e dytë të këtij viti, duke regjistruar kështu një rekord të ri historik. Në vetëm 6 muajt......

Kush punon më shumë? Stafi i bareve dhe hoteleve! 438 orë më shumë në vit se ata në arsim
Orët mesatare të punës për një të punësuar me kohë të plotë përgjatë vitit 2020 llogariten në 2,118 tregojnë shifrat e “Anketës së Kostos së Punës” e publikuar......

Rekord investimesh të huaja, por “mister” origjina/ IHD pranë 337 mln euro në T2, si asnjëherë më parë, 64% e tyre rezultojnë konfidencialë
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë ka......

Arsimi dhe shëndetësia, sektorët me më pak trajnime/ Shifrat e INSTAT: Shpenzojnë vetëm 691 lekë në vit për punonjës
Kostoja mesatare vjetore për një të punësuar me kohë të plotë në Shqipëri regjistrohet në 827,534 lekë. Këtë thonë shifrat më të fundit të publikuara nga......

Menaxhimi i mbetjeve në rënie për 2021-shin/ INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve janë trajtuar më incenerim, 79% e tyre në landfille
"Instituti i Statistikave" në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane tregon se përgjatë vitit 2021 ka rënë sasia vjetore e mbetjeve......

“Tregu” i OJF-ve në Shqipëri/ Në 6 vitet e fundit janë hapur më shumë se në 23 vitet paraardhëse, 80% janë përqëndruar në vetëm 3 qarqe
Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF) gjatë viteve të fundit kanë njohur një rritje të ndjeshme, duke e kthyer fushën e veprimtarisë së tyre në një treg të......

Shqipëria, rekord për eksportin e naftës/ Gushti, 8.1 mld lekë në një muaj, vlera e dytë më e lartë që nga viti 2005
Kriza e çmimeve si dhe ngjarjet e fundit në arenën politike ndërkombëtare që lidhen me pushtimin e Ukrainës nga Rusia nuk kanë ndryshuar vetëm gjeografinë e......