Shifrat thonë se ky sezon ka qenë rekord për turizmin/ Regjistrohen rreth 689 mijë hyrje më shumë se në vitin 2019-të

Muaji gusht i këtij viti thyen periudhën e para pandemisë sa i përket numrit të vizitorëve, sinjalizojnë të dhënat e publikuara nga “Instituti i Statistikave” mbi lëvizjet e shtetasve. Hyrjet e shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë përgjatë gushtit kanë prekur shifrën më të lartë që nga janari i vitit 2016-të me 1,710,041 hyrje. Nëse këtë shifër do ta krahasonim më një vit më parë të dhënat sinjalizojnë se është rritur me 11.2%, ndërsa krahasuar me gushtin e vitit 2019-të hyrjet nga vizitorët e huaj janë rritur me 9.8%. Në shifra absolute muaji gusht regjistron rreth 153 mijë hyrje më shumë se përgjatë gushtit të 2019-ës. Nëse do të flasim për hyrjet gjithsej numri i tyre përgjatë muajit gusht të këtij viti regjistrohet në 2,185,493 duke regjistruar rritje prej 12%. Në gusht të vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,7 herë dhe Polonia me 92,1%, krahasuar me gushtin e vitit 2021. Rritje e numrit të hyrjeve regjistrohet edhe nëse do të flsinim me terma tetëmujorësh. Sipas shifrave, përgjatë periudhës janar-gusht numri gjithsej i hyrjeve u regjistrua në rreth 7 mln, ku nga këto 5.6 mln janë hyrje nga shtetas të huaj. Edhe në terma tetëmujorë nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,1 herë dhe Greqia me 2,1 herë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka pasur rritjen më të ulët me 6,2%. Po të analizojmë hyrjet e shtetasve sipas qëllimit, shifrat bëjnë me dije se rritjen më të lartë e kanë regjistruar udhëtarët transit me 492%.
Nga ana tjetër edhe daljet e shtetasve shqiptarë regjistrojnë rekord për muajin gusht që nga janari i vitit 2016-të. Gjatë kësaj periudhe kanë dalë gjithsej nga territori i Shqipërisë 2.4 mln shtetas nga ku 773,884 janë shqipatarë. Karahsuar me vitin e kaluar kjo shifër ka pësuar rritje me 14.2%. Ndërkohë, daljet e shqiptarëve nga territori kanë pësuar rritje edhe në terma tetëmujorësh me 34.7%.
“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe lëvizjet e shtetasve sipas mënyrës së udhëtimit. Numri i shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë nga pikat detare ka patur rritjen më të madhe me 44.5%. Ndërkohë, daljet në pikat detare janë ato që kanë patur rritjen më të lartë për muajin gusht të këtij viti. Me rritjen më të ulët regjistrohen hyrjen dhe daljet nga pikat kufitare tokësore.
Në publikimin e muajit gusht, ashtu si në publikimin e një muaji më parë, mungojnë të dhënat e detajuara sa i përket hyrjeve sipas vendeve të origjinës. Kjo mungesë të dhënash për të dytin muaj me radhë me shumë gjasa është rrjedhojë e "kaosit" që mund të ketë shkaktuar në shifra hapja e kufirit Shqipëri-Kosovë. Kjo mungesë e transparencës në shifra, nga ana tjetër ngre edhe disa pikpëpyetje.
Sondazh

Të huajt, 931 mln euro prona në Shqipëri/ Rekord i ri këtë vit, në 8 vite investimet janë 10-fishuar, 856 milionë euro rritje
Të huajt kanë investuar rreth 83 milionë euro në prona në tremujorin e dytë të këtij viti, duke regjistruar kështu një rekord të ri historik. Në vetëm 6 muajt......

Kush punon më shumë? Stafi i bareve dhe hoteleve! 438 orë më shumë në vit se ata në arsim
Orët mesatare të punës për një të punësuar me kohë të plotë përgjatë vitit 2020 llogariten në 2,118 tregojnë shifrat e “Anketës së Kostos së Punës” e publikuar......

Rekord investimesh të huaja, por “mister” origjina/ IHD pranë 337 mln euro në T2, si asnjëherë më parë, 64% e tyre rezultojnë konfidencialë
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë ka......

Arsimi dhe shëndetësia, sektorët me më pak trajnime/ Shifrat e INSTAT: Shpenzojnë vetëm 691 lekë në vit për punonjës
Kostoja mesatare vjetore për një të punësuar me kohë të plotë në Shqipëri regjistrohet në 827,534 lekë. Këtë thonë shifrat më të fundit të publikuara nga......

Menaxhimi i mbetjeve në rënie për 2021-shin/ INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve janë trajtuar më incenerim, 79% e tyre në landfille
"Instituti i Statistikave" në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane tregon se përgjatë vitit 2021 ka rënë sasia vjetore e mbetjeve......

“Tregu” i OJF-ve në Shqipëri/ Në 6 vitet e fundit janë hapur më shumë se në 23 vitet paraardhëse, 80% janë përqëndruar në vetëm 3 qarqe
Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF) gjatë viteve të fundit kanë njohur një rritje të ndjeshme, duke e kthyer fushën e veprimtarisë së tyre në një treg të......

Shqipëria, rekord për eksportin e naftës/ Gushti, 8.1 mld lekë në një muaj, vlera e dytë më e lartë që nga viti 2005
Kriza e çmimeve si dhe ngjarjet e fundit në arenën politike ndërkombëtare që lidhen me pushtimin e Ukrainës nga Rusia nuk kanë ndryshuar vetëm gjeografinë e......

Dyfishohen azilkërkuesit në qershor/ Rreth 6 mijë persona aplikuan për azil në 6 muaj, por mbeten më pak se në 2019-ën
Numri i shqiptarëve azilkërkues vijon me rritje edhe përgjatë muajit qershor të këtij vitit. Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA)......