Korça, qarku “model” për zhvillimin e turizimit - “Themelet” te bujqësia, kryeson listën për volumin e prodhimit të pemëve frutore

Ekonomia e Qarkut Korçë i ka themelet në zhvillimin bujqësor, duke u karakterizuar si qarku me volumin më të madh të prodhimit të pemëve frutore. Gjithsesi, Korça si qendra e qarkut juglindor, i ka dhënë përparësi sektorit të turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet kryesore për turizmin e brendshëm. Rritja e fluksit të turistëve u pasua edhe me rritjen e numrit të strukturave akomoduese, duke e bërë Korçën, qarkun me rritjen më të lartë, në raport me 11 qarqet e tjerë të vendit. Po ashtu, numri i njësive ligjore aktive është një nga më të lartët në rang vendi, duke u lënë pas vetëm nga Tirana dhe Fieri.
Në total, numri i ndërmarrjeve aktive sipas INSTAT në vitin 2021 në këtë qark ishte 17 690. Një tjetër karakteristikë e këtij rajoni ëhstë shkalla e pjesëmarrjes të lartë në forcat e punës, duke u renditur i dyti në rang vendi, pas Gjirokastrës. Ndërkohë që, sa i takon papunësisë qarku juglindor qëndron në mes të renditjes, me një shkallë prej 9.7% për 1 000 banorë. Paga mesatare në Qarkun Korçë është 47 915 lekë, duke u lënë pas nga disa qarqe, ndërkohë që shpenzimet mesatare mujore për konsum për njësitë ekonomike familjare janë ndër më të lartat në rang vendi.
Ky tregues është 83591 lekë në muaj, duke u lënë pas vetëm nga Qarku Tiranë. Gjithsesi, edhe ky rajon nuk i ka shpëtuar largimit të popullsisë, teksa migrimi i brendshëm është ndër më të lartët në rang vendi. I ndarë sipas bashkive, migrimi neto më i lartë në këtë qark shënohet në Pogradec dhe Maliq, ndërsa pas tyre vijnë Kolonja, Devolli dhe Pusteci. Përjashtim bën vetëm Bashkia Korçë, që këtë tregues e ka në vlera pozitive.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Qarku i Vlorës, numri më i lartë i të regjistruarëve në arsimin e mesëm privat - Saranda dominon me ndërtimet e reja
Qarku i Vlorës si një nga qarqet që fokus kryesor ka turizmin, ka në përbërje të tij të gjithë qytetet turistike në vijën bregdetare. Vlora, cilësohet si qarku......

Fieri, qarku me numrin më të lartë të bagëtive - Janë përqëndruar 27% të totalit të bizneseve bujqësore
Një nga qarqet më të mëdhenj të Shqipërisë Qarku i Fierit, si i favorizuar dhe nga pozicioni gjeografik, konsiderohet si një nga qarqet me numrin më të lartë......

Berati, qarku i dytë për prodhimin e rrushit në vreshta - Qyteti i “një mbi një dritareve” ka minimizuar ndërtimet e reja
Një nga karakteristikat që e veçon qarkun e Beratit janë ullinjtë dhe vera. Berati është qarku i dytë me nivelin më të lartë të prodhimit për rrushin nga......

Gjirokastra, qarku që po i “shuhet” popullsia - Pak lindje dhe migrim i lartë, ekonomia “me sytë” nga turizmi
Pavarësisht se është një nga qarqet me pozitë të favorshme gjeografike, me bukuri natyrore dhe potenciale të larta turistike, duket se Gjirokastra “po shuhet”,......

Dibra, qarku i varfër, me më shumë lindje - Pasuritë e mëdha natyrore s’shpëtojnë ekonominë dibrane, kryeson listën për ikjen e banorëve
Ndryshimet në Prodhimin e Brendshëm të Bruto të Rajoneve, të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tre qarqe ekonomia ishte me rënie në vitin......

Statistikat e ndërmarrjeve në Shqipëri - Bizneset me pronarë të huaj punësojnë 11.6% të të punësuarëve
Fokus i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare është aktiviteti tregtar, pra biznesi si dhe shërbime të tjera. Por referuar statistikave, këto aktivitete numërojnë......

Italia nis fushatën shumë të debatuar reklamuese prej 9 milionë euro 'Open to meraviglia!
Turizmi në Itali është rikuperuar nga nivelet më të ulëta të COVID-19, por jo të gjithë janë të lumtur të shohin turmat e të huajve të rikthyer. Venusi i......

Zgjedhje presidenciale e parlamentare në Turqi - Sfida mes Erdogan, kreut të opozitës Kilicdaroglu dhe Ogan
Turqia zgjedh sot presidentin dhe parlamentin e ri të vendit. Në garë për postin e kreut të shtetit përballë Erdogan që kërkon mandatin e rradhës është kreu i......