Shqipëria Postuar më 9 Dhjetor 2022, 14:02

“Institucionet po devijojnë ligjin” - Studimi i shoqatës së kontabilistëve: Të luftohet informaliteti nëpërmjet bashkëpunimit

Nga SCAN TV
“Institucionet po devijojnë ligjin” - Studimi i shoqatës

Moszbatimi i ligjeve nga institucionet, mosaplikimi i penaliteteve ndaj individëve që sjellin inflacion informal në profesion dhe ofrimi i shërbimeve nga individë që nuk mbajnë tituj të kontabilistit të miratuar janë disa nga problematikat e ngrituara nga Shoqata e Kontabilistëve të Miratuar në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit.

Në konferencën e mbajtur me përfaqësues nga ekspert të Fakultetit të Drejtësisë por dhe të Fakultetit Ekonomik kryetari i Shoqatës së Kontabilistëve të Miratuar, Sotiraq Dhamo u ndal tek zbehja e rolit të kontabilsitëve në luftimin e korrupsionit.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule deklaroi se më shumë shqetësim kanë sjellë prokurimet të cilat sipas tij nuk po sjellin fitim.

Sipas ekspertëve të ekonomisë duhet ti jepet më shumë rëndësi rolin të kontabilistëve dhe audituesve në integrimin e tyre që të luftohet informaliteti në nivel institucional.

Marinela Lina/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat