Bota Postuar më 9 Dhjetor 2022, 12:15

Transparencë për rreziqet e kriptomonedhave - Kompanitë në SHBA janë të detyruara të zbulojnë çdo detaj

Nga SCAN TV
Transparencë për rreziqet e kriptomonedhave - Kompanitë në

Komisioni i letrave me vlerë dhe shkëmbimeve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  publikoi udhëzimin nëpërmjet të cilit u kërkohet kompanive që emetojnë letra me vlerë që të zbulojnë për investitorët ekspozimin dhe rrezikun që vjen nga tregu i kriptomonedhave.

Udhëzimi vjen një muaj pasi FTX, një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptomonedhave në botë paraqiti kërkesën për falimentim pas marrjes së fondeve të klientëve. Ajo u themelua nga ish CEO i FTX Sam Bankman – Fried. Nga ky dështim u prekën 100 mijë klientë.

Kryetari i komisionit të letrave me vlerë dhe shkëmbimeve, Gary Gensler, hodhi poshtë akuzat sipa stë cilave agjencia ka dështuar në parandalimin e firmave të kriptove që të keqpërdorin fondet e klientëve. Gensler shtoi gjithashtu se agjencia do të ndërmarrë më shumë veprime zbatuese nëse firmat nuk respektojnë rregullat ekzistuese.

Sipas udhëzimit të ri, kompanitë do të duhet të përfshijë zotërimet e aseteve kripto, si dhe ekspozimin e tyre ndaj rrezikut për shkak të falimentimit të FTX. Regjistrimet e kompanisë për falimentimin tregojnë se kompania ka mbi 1 milion kreditorë.

Divizioni i financave të korporatës në këtë agjenci punoi mbi një letër model pas një vëzhgimi selektriv të zbulimeve të bëra sipas Aktit të Letrave me Vlerë të vitit 1933 dhe Aktit të Shkëmbimit të Letrave me Vlerë të vitit 1934, që udhëzon kompanitë të bëjnë publike informacione të tilla.

Gjithashtu kërkohet përshkrimi i falimentimit të kompanisë dhe pasojat e mëvonshme të tij, që ndikojnë ose mund të ndikojnë në biznes, gjendje financiare, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorzi.

Divizioni i financave të korporatave të agjencisë inkurajoi kompanitë që të miratojnë këto rekomandime ndërsa përgatisin dokumente që zakonisht nuk mund t'i nënshtrohen shqyrtimit nga ai përpara përdorimit të tyre.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat