Europa Postuar më 9 Dhjetor 2022, 12:12

Britanikët “largojnë” paranë fizike - Pandemia e Covid dhe blerjet në internet ndikuan në përdorimin e kartave bankare

Nga SCAN TV
Britanikët “largojnë” paranë fizike - Pandemia e

Blerësit britanikë përdorën para cash në vetëm 15% të transaksioneve në 2021-shin, gjysma e nivelit të një viti më parë dhe më poshtë nga gati 40% para pandemisë COVID-19.

Konsorciumi britanik i shitjeve me pakicë u shpreh se këshillat e qeverisë për të shmangur kontaktin gjatë pandemisë, si dhe një rritje e blerjeve në internet, kishin përshpejtuar një zhvendosje nga paratë e gatshme në karta bankare.

Kartat e debitit përbënin 67% të transaksioneve vitin e kaluar, nga 54% në 2020-ën, ndërsa kartat e kreditit përbënin 15%, nga 14%, sipas Konsorciumit, që përfaqëson dyqanet kryesore që përbënin pothuajse 40% të shitjeve me pakicë britanike të fundvitit.

Kartëmonedhat dhe monedhat u përdorën për të paguar vetëm 8% të shpenzimeve me pakicë vitin e kaluar. Rënia e përdorimit të parave të gatshme po e bën më të kushtueshme trajtimin e kartëmonedhave dhe monedhave.

Në maj, qeveria britanike vuri në dijeni bankat se duhet të siguronin që paratë e gatshme të mbeten një mënyrë pagese e aksesueshme. Ajo tha në atë kohë se 5.4 milionë të rritur mbështeteshin shumë në mundësinë për të kryer transaksione me para.

BRC tha se pranimi i pagesave me kartë i kushtoi anëtarëve të tij 1.3 miliardë paund  vitin e kaluar. Transaksionet me karta debiti u kushtojnë shitësve mesatarisht 0.273% të vlerës së pagesës, nga 0.265% në 2020-ën, kosto më e shtrenjtë se trajtimi i parave të gatshme. Kartat e kreditit janë akoma më të shtrenjta.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat