Doha rindërton Venezian për 50 mijë banorë - Për të banuar në qytezë duhen minimumi 3 mijë euro në muaj

Një rindërtim në shkallë të reduktuar të qytetit italian Venezia në Doha të Katarit. Nuk mungon pothuajse asgjë, kanalet, urat dhe një plazh i vogël që aktualisht frekuentohet nga turistët që ndodhen në vend për të ndjekur kampionatin botëror të futbollit. Pallatet e ndërtuara kanë emra si: Laguna, Murano, Gondola.
Është pikërisht lagja Qanat i Doha, në zonën më të re të Perlës, një nga më luksozet të kryeqytetit të Katarit: Venezia e vogël, sipas të dhënave zyrtare, ka 50 mijë banorë, njësoj sa ajo e vërteta. Ndërtimi i saj ka kushtuar 36 miliard euro.
Nuk mungojnë as vendqendrimet e vaporëve të cilët janë shumë më të vegjël, dhe dritaret të stileve të ndryshme që pasqyrojnë historinë e qytetit. Pra ka çdo gjë për të mos ndjerë nostalgjinë e Venezias. Trafiku në rrugë është i konsiderueshëm njësoj si numri i agjentëve të policisë që ruajnë automjetet luksoze dhe pse kriminaliteti në Katar duket se nuk ekziston.
Çmimet në këtë qytezë janë të larta: për qeranë e një apartamenti prej 80 metrash katrorë duhet paguar 3 mijë euro në muaj, ndërsa për ta blerë çmimi është 10 mijë euro për metra katrorë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Britanikët “largojnë” paranë fizike - Pandemia e Covid dhe blerjet në internet ndikuan në përdorimin e kartave bankare
Blerësit britanikë përdorën para cash në vetëm 15% të transaksioneve në 2021-shin, gjysma e nivelit të një viti më parë dhe më poshtë nga gati 40% para......

Sa para fiton një familje mesatare amerikane e klasës së mesme?!
Nëse amerikanët ndiejnë nevojën më shumë se kurrë për të kursyer dollarët e tyre, nuk është e vështirë të kuptosh pse. Të dhënat e fundit të inflacionit nga......

Zvicra miraton marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë – Rama: Shumë shpejt edhe me Italinë!
Kryeministri Vendit Edi Rama bëri me dije sot se parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u......

Çfarë pritet tjetër të ndodh me kripto-n pas skandalit FTX?
Tani që FTX e ka treguar veten se është thjesht një mashtrim, të gjithë sytë po kthehen sërish te tregjet kryesore të kriptove, dhe ajo që sjell e ardhmja për......

Jeff Bezos po ‘vë bast’ në këtë industri dhe nuk do ta merrni kurrë me mend se çfarë është!
Aty ku kapitalistët sipërmarrës (VC) dhe miliarderët investojnë paratë e tyre në botën e startup-eve, mund të jetë një tregues i fortë i disa prej sektorëve të......

Si po e ndihmojnë drejtuesit dhe punonjësit e SpaceX, Tesla dhe kompanitë e tjera Elon Musk me Twitter?!
Elon Musk drejtoi një blerje prej 44 miliardë dollarësh të Twitter dhe u emërua CEO në fund të tetorit. Që atëherë, ai ka angazhuar drejtues dhe inxhinierë të......

Sondazhi: Të pasurit kinezë vazhdojnë të rrisin shpenzimet ndërsa 'të tjerët' po përpiqen ti reduktojnë ato sa më shumë!
Kinezët më të pasur ishin më të prirur për të shpenzuar këtë vit, ndërsa njerëzit më të varfër reduktuan shpenzimet edhe më shumë, zbuloi McKinsey dhe Company......

Kaos në aeroportet e Britanisë për festat e fund vitit pasi Forcat Kufitare paralajmërojnë greva!
Udhëtarët do të përballen me 'ndërprerje të konsiderueshme' në planet e tyre të udhëtimit për Krishtlindje, pasi oficerët e Forcave Kufitare të Mbretërisë së......