Qytetarët paguajnë 248 milionë euro detyrime “në terr” - 23 taksa dhe tarifa, ndërtimet e reja mbajnë në “këmbë” bashkitë

Ndërsa qytetarët janë të paqartë se çfarë taksash të tarifash vendore paguajnë, 61 bashkitë në vend mbledhin rreth 29 miliardë lekë apo 248 milionë euro në vit detyrime nga qytetarët. Shifra i takon vitit 2021, ndërsa është në nivele thuajse të njëjta edhe përgjatë viteve të tjera, madje perfomanca në vjeljen e tyre është rritur. Të ardhurat nga burimet e veta vendore, përfaqësojnë rreth 29% të burimeve financiare të bashkive, ku peshën më të madhe e zënë taksat vendore me rreth 61 për qind dhe tarifat vendore 37 për qind.
Në terma nominalë, të ardhurat nga taksat vendore kontribuan me rreth 18 miliardë lekë në buxhetin vendor gjatë vitit q ëlam pas. Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall). Së bashku këtu dy lloje taksash përfaqësuan rreth 87% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore.
Në të kundërt, pesha dhe kontributi i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe i taksave të tjera vijuan të jenë të ulëta. Nga tarifat vendore, përgjatë gjithë vitit 2021 u mblodhën rreth 10.8 miliardë lekë. Sipas zërave kryesorë, të ardhurat nga tarifat e shërbimeve përfaqësuan rreth 46% të të ardhurave totale nga tarifat, të ardhurat nga tarifat administrative dhe të tjera përfaqësuan rreth 41% të totalit dhe nga tarifa për zënien dhe shfrytëzimin e hapësirave publike rreth 13%.
Në detyrimet vendore përfshihen kryesisht, taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja; Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme; Taksa e tabelës; Taksa e përkohshme e tregut; Taksa e fjetjes në hotel Tarifa e gjelbërimit; Tarifa e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave; Tarifa e plazheve private (për zonat bregdetare); Tarife për leje per perdorim strukture; Tarifa e parkimit te automjeteve; Tarifa e ndricimit;, tarifa për zënien e hapsirave publike etj. Mesatarisht qyetetarët dhe bizneset paguajnë afro 23 taksa dhe tarifa vendore të cilat ndryshojnë në bazë të bashkisë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Të rinjtë, rreth 200 mijë më pak në 15 vite - Shifrat e diskutuara në “Studio Intel”, nga të dhënat demografie e deri te pjesëmarrja në politikë
Këtë të enjte në emisionin “Studio Intel” u diskutua gjërësisht për të rinjtë duke marrë spunto edhe nga dita e rinisë. Fokusi kryesor i emisionit përqëndrohej......

Shqiptarët nuk dinë çfarë taksash paguajnë! - Anketa: 83% shprehen se janë të larta, afro gjysma e tyre duan ti shmangen
Pavarësisht se qytetarët kanë detyrim të paguajnë një sërë taksash dhe tarifash vendore çdo muaj, 23 për qind e tyre nuk kanë asnjë informacion se çfarë......

Transparencë për rreziqet e kriptomonedhave - Kompanitë në SHBA janë të detyruara të zbulojnë çdo detaj
Komisioni i letrave me vlerë dhe shkëmbimeve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi udhëzimin nëpërmjet të cilit u kërkohet kompanive që emetojnë letra......

Më e keqja ende duhet të vijë! - Institucionet financiare parashikojnë për një vit të vështirë si pasojë e inflacionit
Në të gjithë globin, njerëzit po përballen me nivele të inflacionit që nuk shiheshin prej dekadash, në një kohë që çmimet për produktet kryesore si ushqimet,......

Doha rindërton Venezian për 50 mijë banorë - Për të banuar në qytezë duhen minimumi 3 mijë euro në muaj
Një rindërtim në shkallë të reduktuar të qytetit italian Venezia në Doha të Katarit. Nuk mungon pothuajse asgjë, kanalet, urat dhe një plazh i vogël që......

Britanikët “largojnë” paranë fizike - Pandemia e Covid dhe blerjet në internet ndikuan në përdorimin e kartave bankare
Blerësit britanikë përdorën para cash në vetëm 15% të transaksioneve në 2021-shin, gjysma e nivelit të një viti më parë dhe më poshtë nga gati 40% para......

Sa para fiton një familje mesatare amerikane e klasës së mesme?!
Nëse amerikanët ndiejnë nevojën më shumë se kurrë për të kursyer dollarët e tyre, nuk është e vështirë të kuptosh pse. Të dhënat e fundit të inflacionit nga......

Zvicra miraton marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë – Rama: Shumë shpejt edhe me Italinë!
Kryeministri Vendit Edi Rama bëri me dije sot se parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u......