Shqiptarët nuk dinë çfarë taksash paguajnë! - Anketa: 83% shprehen se janë të larta, afro gjysma e tyre duan ti shmangen

Pavarësisht se qytetarët kanë detyrim të paguajnë një sërë taksash dhe tarifash vendore çdo muaj, 23 për qind e tyre nuk kanë asnjë informacion se çfarë taksash paguajnë. Sipas një ankete të realizuar nga CoPlan, 72 për qind janë relativisht të njohur, me detyrimet që kanë kundrejt bashkive.
Por ajo që del në pah është mungesa e transparencës së bashkive dhe organizimi i dëgjesave publike, pasi 92 për qind e qytetarëve të anketuar deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në një dëgjesë publike.
Pjesëmarrja e ulët në dëgjesa publike dhe mosnjohja me paketën fiskale pasqyrohet në paqartësi mbi çfarë taksash paguhen, mënyrën e pagesës së tyre dhe mungesë të njohurive në lidhje me mënyrën e llogaritjes së detyrimeve vendore, ku 49% nuk e kanë idenë se si bëhet llogaritja dhe për pasojë një pjesë e madhe e tyre nuk ka bërë ndonjëherë kërkesë për korrigjim të dhënash apo ankesë për detyrimet vendore.
Referuar raportit, një nivel i lartë i njohurive mbi detyrimet vendore vlerësohet se do të kontribuonte pozitivisht në qasjen e taksapaguesve ndaj detyrimeve vendore, do të përmirësonte mbledhjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, faktor ky thelbësor për financa të shëndetshme në nivel vendor dhe shërbime publike cilësore për qytetarët.
Por niveli i taksave dhe tarifa vendore është element me rëndësi dhe përcaktues në pagesën e tyre. Në vlerësimin e rreth 83% të të intervistuarve, niveli i detyrimeve vendore perceptohet të jetë i lartë çka kufizon aftësinë e tyre paguese. Si e tillë rezulton shqetësues fakti se afro gjysma e qytetarëve shprehen se nesë do të kishin mundësi dhe hapsirë, do ti shmangeshin pagesës së detyrimeve, edhe pse aktualisht rezulton se 13 për qind nuk paguajnë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Transparencë për rreziqet e kriptomonedhave - Kompanitë në SHBA janë të detyruara të zbulojnë çdo detaj
Komisioni i letrave me vlerë dhe shkëmbimeve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi udhëzimin nëpërmjet të cilit u kërkohet kompanive që emetojnë letra......

Më e keqja ende duhet të vijë! - Institucionet financiare parashikojnë për një vit të vështirë si pasojë e inflacionit
Në të gjithë globin, njerëzit po përballen me nivele të inflacionit që nuk shiheshin prej dekadash, në një kohë që çmimet për produktet kryesore si ushqimet,......

Doha rindërton Venezian për 50 mijë banorë - Për të banuar në qytezë duhen minimumi 3 mijë euro në muaj
Një rindërtim në shkallë të reduktuar të qytetit italian Venezia në Doha të Katarit. Nuk mungon pothuajse asgjë, kanalet, urat dhe një plazh i vogël që......

Britanikët “largojnë” paranë fizike - Pandemia e Covid dhe blerjet në internet ndikuan në përdorimin e kartave bankare
Blerësit britanikë përdorën para cash në vetëm 15% të transaksioneve në 2021-shin, gjysma e nivelit të një viti më parë dhe më poshtë nga gati 40% para......

Sa para fiton një familje mesatare amerikane e klasës së mesme?!
Nëse amerikanët ndiejnë nevojën më shumë se kurrë për të kursyer dollarët e tyre, nuk është e vështirë të kuptosh pse. Të dhënat e fundit të inflacionit nga......

Zvicra miraton marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë – Rama: Shumë shpejt edhe me Italinë!
Kryeministri Vendit Edi Rama bëri me dije sot se parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u......

Çfarë pritet tjetër të ndodh me kripto-n pas skandalit FTX?
Tani që FTX e ka treguar veten se është thjesht një mashtrim, të gjithë sytë po kthehen sërish te tregjet kryesore të kriptove, dhe ajo që sjell e ardhmja për......

Jeff Bezos po ‘vë bast’ në këtë industri dhe nuk do ta merrni kurrë me mend se çfarë është!
Aty ku kapitalistët sipërmarrës (VC) dhe miliarderët investojnë paratë e tyre në botën e startup-eve, mund të jetë një tregues i fortë i disa prej sektorëve të......