Deeurozim, apo rikthim te euroizimi? Ç’po ndodh me kreditë - Huaja e re në lekë për bizneset u dobësua me 5.3%, ndërsa në valutë u rrit rreth 19%

Ndërsa viti 2022 është karakterizuar nga një distancim i të gjithë aktorëve shqiptarë nga monedha e përbashkët europiane, tendenca po ndryshon tërësisht muajt e fundit të vitit. Shkak është bërë transmetimi i rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë te kreditë në lek, ndërkohë që huaja në monedhën e përbashkët evropiane nuk ka reflektuar ende rritjet e normës nga Banka Qendrore Europiane. Në terma më të thjeshtë, diferenca midis interesit të kredisë hipotekare në lekë dhe asaj në euro është rritur gjatë tremujorit të fundit të këtij viti, si rrjedhojë e ecurisë në drejtim të ndryshëm të interesave për këto kredi.
Interesi mesatar i kredisë së re në euro për individët, në tremujorin e tretë, shënoi 3.6%, duke mbetur thuajse i pandryshuar nga nivelet mesatare të tremujorëve të mëparshëm (3.7% dhe 3.8% respektivisht). Interesat e kredisë tek kjo kategori udhëhiqen kryesisht nga kreditë hipotekare, të cilat kanë shënuar ulje të lehtë edhe në këtë tremujor (3.3%, nga 3.4% dhe 3.6% që ishte në dy tremujorët e parë të vitit). Gjithsesi, dinamika mujore tregon një rritje të fortë në muajin shtator, duke shënuar 3.9%, nga 3.4% që ka qenë mesatarja e dy viteve të fundit. Interesat e kredisë në euro, në muajin shtator, duken të kenë filluar reflektimin e ndryshimit të normës bazë për euron nga ana BQE-së.
Këto shifra refektohen te tendencat e kreditimit. Kredia për biznese është rritur me 12.8% në tremujorin e tretë, duke shënuar përmirësim të mëtejshëm të ritmeve të rritjes. Sipas madhësisë së biznesit, vihet re se ky përmirësim është mbështetur nga rritja e financimit të biznesit të mesëm, i cili u rrit me 29% ose rreth dy herë më shumë se norma e shënuar në fund të muajit qershor. Ndërkohë, kategoritë e biznesit të vogël dhe të madh kanë shfaqur ngadalësim.
Bizneset e mesme kanë marrë më së shumti financim në monedhë të huaj për të mbuluar nevojat e tyre për likuiditete. Kjo është reflektuar në përshpejtimin e normave të rritjes së kredisë në valutë të bizneseve në rreth 19%. Ndërsa dobësimi i kredisë në lekë (5.3%) ka reflektuar si mungesën e kreditimit në lekë të korporatave - fenomen i cili zgjati për periudhën e pandemisë – ashtu edhe dobësimin e kreditimit nga biznesi i vogël.
Lorenc Rabeta/ SCAN

Qytetarët paguajnë 248 milionë euro detyrime “në terr” - 23 taksa dhe tarifa, ndërtimet e reja mbajnë në “këmbë” bashkitë
Ndërsa qytetarët janë të paqartë se çfarë taksash të tarifash vendore paguajnë, 61 bashkitë në vend mbledhin rreth 29 miliardë lekë apo 248 milionë euro në vit......

Të rinjtë, rreth 200 mijë më pak në 15 vite - Shifrat e diskutuara në “Studio Intel”, nga të dhënat demografie e deri te pjesëmarrja në politikë
Këtë të enjte në emisionin “Studio Intel” u diskutua gjërësisht për të rinjtë duke marrë spunto edhe nga dita e rinisë. Fokusi kryesor i emisionit përqëndrohej......

Shqiptarët nuk dinë çfarë taksash paguajnë! - Anketa: 83% shprehen se janë të larta, afro gjysma e tyre duan ti shmangen
Pavarësisht se qytetarët kanë detyrim të paguajnë një sërë taksash dhe tarifash vendore çdo muaj, 23 për qind e tyre nuk kanë asnjë informacion se çfarë......

Transparencë për rreziqet e kriptomonedhave - Kompanitë në SHBA janë të detyruara të zbulojnë çdo detaj
Komisioni i letrave me vlerë dhe shkëmbimeve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi udhëzimin nëpërmjet të cilit u kërkohet kompanive që emetojnë letra......

Më e keqja ende duhet të vijë! - Institucionet financiare parashikojnë për një vit të vështirë si pasojë e inflacionit
Në të gjithë globin, njerëzit po përballen me nivele të inflacionit që nuk shiheshin prej dekadash, në një kohë që çmimet për produktet kryesore si ushqimet,......

Doha rindërton Venezian për 50 mijë banorë - Për të banuar në qytezë duhen minimumi 3 mijë euro në muaj
Një rindërtim në shkallë të reduktuar të qytetit italian Venezia në Doha të Katarit. Nuk mungon pothuajse asgjë, kanalet, urat dhe një plazh i vogël që......

Britanikët “largojnë” paranë fizike - Pandemia e Covid dhe blerjet në internet ndikuan në përdorimin e kartave bankare
Blerësit britanikë përdorën para cash në vetëm 15% të transaksioneve në 2021-shin, gjysma e nivelit të një viti më parë dhe më poshtë nga gati 40% para......

Sa para fiton një familje mesatare amerikane e klasës së mesme?!
Nëse amerikanët ndiejnë nevojën më shumë se kurrë për të kursyer dollarët e tyre, nuk është e vështirë të kuptosh pse. Të dhënat e fundit të inflacionit nga......