Inflacioni “zbutet”, por jo për ushqimet - Prekin rekord historik, 15.3% më të shtrenjta se një vit më parë

Norma e inflacionit ka zbritur pranë 7.9% gjatë nëntorit, tregojnë shifrat e Institutit të Statistikave. Gjatë tetorit ndërkohë, inflacioni fiksohej në 8.3%, që ishte edhe niveli më i lartë që prej vitit të largët 1998. Por, pavarësisht `zbutjes` gjatë nëntorit, norma vijon të jetë më e larta që prej dhjetorit të 24 viteve më parë. Prej tetorit të një viti më pare ndërkohë, kjo është hera e parë që norma e inflacionit regjistrohet në rënie në vendin tonë, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Krahasuar me muajin tetor, çmimet në vendin tonë, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit kanë rënë me 0.3%. Prej qershorit të këtij viti, kur çmimet binin me 0.1% krahasuar me muajin pararendës kjo është hera e parë që çmimet bien në terma mujorë, sinjalizojnë shifrat.
“Ushqimet dhe pijhet joalkoolike” kanë dhënë kontributin më të madh në rritjen e çmimeve prej 7.9% gjatë nëntorit, me plot 5.12 pikë përqindje, ndjekur nga transporti me 0.58 pikë përqindje, dhe grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.6 pikë përqindje. Asnjë prej grupeve ndërkohë nuk ka dhënë kontribut negativ në normën e inflacionit gjatë nëntorit.
Ndër nëngrupet, rritjen më të lartë vjetore të çmimeve e regjistron grupi i “ushqime dhe pije joalkoolike” me 14.7%, ndjekur nga nëngrupi i “transportit” me 9.6% rritje vjetore të çmimeve, “mobilimi i shtëpisë” me 6.2% dhe çmimet e “hoteleve, bareve dhe restoranteve” me 6.1%.
Brenda grupit të ushqimeve dhe pijeve ndërkohë, shifrat sinjalizojnë se, vetëm “ushqimet” janë rritur me 15.3% dhe mes tyre, “qumështi, djathi dhe vezët” rezultojnë 23.3% më të shtrenjta se nëntori i kaluar, “vaji” 24.1% më i shtrenjtë, peshku 16.2% më i shtrenjtë, “buka dhe drithërat”, 15.8% më të shtrenjta, “sheqeri dhe ëmbëlsirat” 14.8%, apo “mishi” me 12.4% rritje të çmimeve. Nga ana tjetër, ndryshe nga muajt e tjerë, inflacioni gjatë nëntorit duket se ka prekur edhe zarzavatet, të cilat rezultojnë 15% më të shtrenjta se vjet gjatë nëntorit. Kurrë më parë që prej nisjes së krizës së çmimeve, ushqimet nuk regjistronin një shtrenjtim të tillë vjetor prej 15.3%. Rekordi i mëparshëm i vitit regjistrohej në tetor, me 15.2% rritje të çmimeve të ushqimeve. Madje, shifrat tregojnë se, asnjëherë më parë, të paktën që prej 1 janarit të vitit 2007 kur këto të dhëna janë publike, çmimet e ushqimeve nuk regjistronin një inflacion kaq të lartë sa nëntori i këtij viti.
Sa i përket grupit të çmimeve që ka ngritur shumë pikëpyetje gjatë muajve të fundit, atij “qira, ujë, lëndë djegëse, energji”, këto pikëpyetje vijojnë ende, pavarësisht rënies së çmimeve të karburanteve së fundmi, tendencë e vënë re lehtë edhe gjatë nëntorit. Ky grup regjistron një rritje vjetore të çmimeve me vetëm 3.1% në nëntor, ndërkohë që “karburantet dhe energjia” rezultojnë me vetëm 3.4% rritje vjetore të çmimeve. Qiratë e shtëpive ndërkohë rezultojnë vetëm 2.2% më të larta se 12 muaj më parë, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave.
Roel Korkuti/ SCAN
Sondazh

Crypto-t i njohim pak, por s’jemi prapa. Kemi një ligj - Akademiku Meka: Shkalla e njohjes, e ulët. Janë realitet i afërt, duhet të mësohen në shkolla
Akademiku Elvin Meka i konsideron kriptovalutat një realitet të afërt në tregjet financiare globale, ashtu si dhe në Shqipëri. Ai thotë se shkalla e njohjes......

Deeurozim, apo rikthim te euroizimi? Ç’po ndodh me kreditë - Huaja e re në lekë për bizneset u dobësua me 5.3%, ndërsa në valutë u rrit rreth 19%
Ndërsa viti 2022 është karakterizuar nga një distancim i të gjithë aktorëve shqiptarë nga monedha e përbashkët europiane, tendenca po ndryshon tërësisht muajt......

Qytetarët paguajnë 248 milionë euro detyrime “në terr” - 23 taksa dhe tarifa, ndërtimet e reja mbajnë në “këmbë” bashkitë
Ndërsa qytetarët janë të paqartë se çfarë taksash të tarifash vendore paguajnë, 61 bashkitë në vend mbledhin rreth 29 miliardë lekë apo 248 milionë euro në vit......

Të rinjtë, rreth 200 mijë më pak në 15 vite - Shifrat e diskutuara në “Studio Intel”, nga të dhënat demografie e deri te pjesëmarrja në politikë
Këtë të enjte në emisionin “Studio Intel” u diskutua gjërësisht për të rinjtë duke marrë spunto edhe nga dita e rinisë. Fokusi kryesor i emisionit përqëndrohej......

Shqiptarët nuk dinë çfarë taksash paguajnë! - Anketa: 83% shprehen se janë të larta, afro gjysma e tyre duan ti shmangen
Pavarësisht se qytetarët kanë detyrim të paguajnë një sërë taksash dhe tarifash vendore çdo muaj, 23 për qind e tyre nuk kanë asnjë informacion se çfarë......

Transparencë për rreziqet e kriptomonedhave - Kompanitë në SHBA janë të detyruara të zbulojnë çdo detaj
Komisioni i letrave me vlerë dhe shkëmbimeve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi udhëzimin nëpërmjet të cilit u kërkohet kompanive që emetojnë letra......

Më e keqja ende duhet të vijë! - Institucionet financiare parashikojnë për një vit të vështirë si pasojë e inflacionit
Në të gjithë globin, njerëzit po përballen me nivele të inflacionit që nuk shiheshin prej dekadash, në një kohë që çmimet për produktet kryesore si ushqimet,......

Doha rindërton Venezian për 50 mijë banorë - Për të banuar në qytezë duhen minimumi 3 mijë euro në muaj
Një rindërtim në shkallë të reduktuar të qytetit italian Venezia në Doha të Katarit. Nuk mungon pothuajse asgjë, kanalet, urat dhe një plazh i vogël që......