Inovacioni, Shqipëria e 84-ta në botë/ Raporti i “WIPO”: Ruajmë të njëjtin pozicion, por përkeqësohemi në pikëzim
Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2022 i publikuar nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e pozicionon Shqipërinë në vend të 84 mes 132 vendeve në total duke grumbulluar kështu 24.4 pikë. Krahasuar me edicionin e vitit 2021 vendi ynë ruan po të njejtin pozicion por ka një përkeqësim në pikëzim duke humbur 3.6 pikë. Indeksi Global i Inovacionit zbulon ekonomitë më inovative në botë, mat performancën e ekosistemeve dhe gjurmon tendencat e reja të inovacionit dhe përparimin teknologjik në 132 ekonomi të botës. I parashikuar për të patur një pamje sa më të plotë të inovacionit, Indeksi përfshin shumë tregues, ku mes tyre masat për mjedisin politik, arsimin, infrastrukturën dhe krijimin e njohurive të reja. Shtyllat kryesore mbi të cilat ngrihet ky indeks janë: Institutcionet, Kapitalet njerzore dhe kërkimore, Infrastruktura, Sofistikimet e tregut dhe biznesit si dhe Njohuritë e teknologjisë dhe kreativiteti.
Ndërkohë që Shqipëria në indeksin e përgjithshëm renditej në vend të 84, “Scan Intel” ka analizuar renditjen e vendit tonë në të gjitha shtyllat e përmendura më lart. Pozicionimin më pozitiv vendi ynë e regjistron sa i përket infrastrukturës duke u renditur në vend të 57-të, ndërkohë pozicionin më negativ e kemi për sa i përket njohurive teknologjike dhe sofistikimit të tregut duke u renditur ne vend të 96 dhe 91 respektivisht. Për kapitalet njerzore dhe kërkimore Shqipëria po ashtu vlerësohet të ketë një pozicionim jo aq pozitiv duke u renditur në vend të 89-të mes 123 vendeve në total.
Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet e fundit. "Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale" në Indeksin Global të Inovacionit 2022, rendit Serbinë në vend të parë në rajon si ekonomia më inovative duke e pozicionuar në vend të 55-të. Mali i Zi ndjek Serbinë në vend të 60-të, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet në vend të 66-të. E parafundit në rajon renditet Bosnje Hercegovina në vend të 70-të. Nëse do të flisnim në rang botëror renditjen e kryeson Zvicra e ndjekur nga Shtetet e Bshkuara të Amerikës dhe Suedia në vend të tretë.
Indeksi Global i Inovacionit, 2022
Indeksi Global i Inovacionit, 2022
Indeksi Global i Inovacionit, 2022
Indeksi Global i Inovacionit, 2022
Për raportin e plotë klikoni këtu
Sondazh

Analiza e tregut të sigurisë private/ Qarkullon thuajse 80 milionë euro në vit. 85% e tregut kontrollohet nga 10 kompani. Lista e të "mëdhenjve"
Në morinë e analizave të tregjeve, “Scan Intel” këtë herë është fokusuar te ai i shërbimit privat të sigurisë fizike. Në këtë treg funksionojnë një numër i......

Kriza ngadalëson ekonominë/ PBB rritet me 2.23% në TII, rritja më e ulët që nga koha e pandemisë, bie edhe konsumi
Kriza duket se ka penguar ritmin e rritjes ekonomike përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Kështu të dhënat nga "Instituti i Statistikave" bëjnë me dije se......

Kreditimi vijon me ritme rekord/ Gushti “thyen” tendencën historike, financim i lartë për individët, sidomos për blerje banese
Kredia e re për muajin gusht fiksohet pranë 27 miliardë lekëve, që përkthehet në rreth 235 milionë euro. Kjo shifër është më e larta e regjistruar ndonjëherë......

BERZH rifreskon projeksionet për Shqipërinë/ Ekonomia po "mbahet" falë kreditimit, turizmit dhe remitancave
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, pranë 3%, por ka......

Çmimet "godasin" shifrat e transportit/ INSTAT: Deri në 40% më pak mallra gjatë gushtit, por më shumë pasagjerë dhe fluturime
Muaji gusht i këtij viti vijon të reflektojë rritjen e çmimeve në shifrat e transportit të mallrave. Të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi shifrat e......

Shifrat thonë se ky sezon ka qenë rekord për turizmin/ Regjistrohen rreth 689 mijë hyrje më shumë se në vitin 2019-të
Muaji gusht i këtij viti thyen periudhën e para pandemisë sa i përket numrit të vizitorëve, sinjalizojnë të dhënat e publikuara nga “Instituti i Statistikave”......

Të huajt, 931 mln euro prona në Shqipëri/ Rekord i ri këtë vit, në 8 vite investimet janë 10-fishuar, 856 milionë euro rritje
Të huajt kanë investuar rreth 83 milionë euro në prona në tremujorin e dytë të këtij viti, duke regjistruar kështu një rekord të ri historik. Në vetëm 6 muajt......

Kush punon më shumë? Stafi i bareve dhe hoteleve! 438 orë më shumë në vit se ata në arsim
Orët mesatare të punës për një të punësuar me kohë të plotë përgjatë vitit 2020 llogariten në 2,118 tregojnë shifrat e “Anketës së Kostos së Punës” e publikuar......