India ndihmon Rusinë me eksportet e “ndaluara” - Bëhet furnizuesi i dytë më i madh për teknologjitë e sanksionuara

Kristi Ceta/SCAN
India është bërë furnizuesi i dytë më i madh i teknologjive kritike për Rusinë, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare që synojnë të kufizojnë aftësitë ushtarake të Moskës. Këto teknologji, duke përfshirë mikroçipet, qarqet elektronike dhe makineritë, janë jetike për industrinë ruse të mbrojtjes. Vetëm Kina ia kalon Indisë në këtë rol, sipas Bloomberg.
Eksportet indiane të mallrave të tilla në Rusi tejkaluan 60 milionë dollarë në prill dhe maj 2024, më shumë se dyfishi i dy muajve të mëparshëm. Deri në korrik, shifra ishte rritur në 95 milionë dollarë.
Përafërsisht një e pesta e teknologjive të ndjeshme të përdorura në sektorin ushtarak të Rusisë kalojnë përmes Indisë. Zyrtarët perëndimorë kanë ngritur shqetësime për rolin e Indisë, por përpjekjet për të adresuar këtë çështje me autoritetet indiane kanë dhënë pak përgjigje.
Tregtia e vazhdueshme e Indisë me Rusinë paraqet një sfidë për aleatët e Ukrainës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilët kanë kërkuar të kufizojnë aksesin e Moskës në mallra të lidhura me ushtrinë. Në të njëjtën kohë, këto qeveri janë të prirura të mbajnë lidhje diplomatike dhe ekonomike me kryeministrin indian Narendra Modi, pavarësisht marrëdhënieve të tij miqësore me liderin rus Vladimir Putin.
Shumë prej këtyre mallrave, të klasifikuara si teknologji me përdorim të dyfishtë, janë të ndaluara për t’u eksportuar direkt në Rusi për shkak të sanksioneve. Kështu, Rusia i merr ato nga vende të treta, shpesh përmes filialeve të korporatave perëndimore ose rrjeteve ndërmjetësuese.
Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së konfirmoi se Uashingtoni planifikon të paralajmërojë sërish Indinë dhe kompanitë e saj në lidhje me rreziqet që lidhen me një tregti të tillë. Më parë, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin identifikuar si ndërmjetësit kryesorë për furnizimin e Rusisë me materiale për programet e saj të armëve.
Sondazh

Anija e parë me emigrantë niset drejt Shqipërisë - Italia dërgon grupin e refugjatëve drejt qendrave të strehimit
Kristi Ceta/SCAN Një anije ushtarake italiane është nisur nga porti i Lampeduzës me një grup emigrantësh në bord me destinacion qendrat e pritjes......

Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin “Për inspektimin” - Argumenti: Ndryshon 68 ligje të tjera, që nuk i janë nënshtruar procedurës së rregullt
Ledina Elezi/SCAN Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ligjin më të fundit për inspektimin. Në dekret theksohet se neni 68......

Balluku inspekton punimet për lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës: Gati për qarkullimin e makinave në fund të këtij viti!
Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Kanë përfunduar gërmimet dhe mbushja e trupit të rrugës, ndërsa pas......

Ulet koha mesatare e rimbursimit të TVSH-së - Bizneseve iu kthyen 164 milionë euro në 8 muaj, 40% mbi planin
Elisabeta Dosku/ SCAN Rimbursimi i TVSH-së do tu marrë më pak kohë bizneseve nga sa duhet të presin aktualisht. Administrata Tatimore parashikon që të......

Cilat vende të BE-së prodhojnë dhe importojnë më shumë kafe?
Edel Strazimiri / SCAN Prodhimi i kafesë në të gjithë BE-në është rritur me 15% në dekadën e fundit, sipas të dhënave të reja të Eurostat. Çdo......

Fituesit e Nobel në ekonomi - Çmimi iu dha tre studiuesve të “prosperitetit në institucionet shoqërore”
Kristi Ceta/SCAN Ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson u nderuan të hënën me çmimin Nobel në shkencat ekonomike për punën që......

OSHEE, 695.2 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Ola Mitre /SCAN Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë......

Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë! - Një individ ka konsumuar rreth 257 filxhanë gjatë 8 muajve të parë të vitit
Hamit Yzeiraj/SCAN Të rinjtë, të moshuarit, burra dhe gra, por edhe fëmijë, shqiptarët dhe turistët e shumtë që vizituan vendin gjatë tetë muajve të parë të......