Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë! - Një individ ka konsumuar rreth 257 filxhanë gjatë 8 muajve të parë të vitit

Hamit Yzeiraj/SCAN
Të rinjtë, të moshuarit, burra dhe gra, por edhe fëmijë, shqiptarët dhe turistët e shumtë që vizituan vendin gjatë tetë muajve të parë të vitit, duket se janë gjithnjë e më shumë të prirur që kontakti me kafen të bëhet një pjesë e pandashme e rutinës së tyre ditore.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë periudhës janar-gusht, importi i kafes arriti në 5610 ton, ose 5 milionë e 610 mijë kilogramë. Sipas disa analizave që janë bërë në fushën e banakierit nëpër bare dhe restorante tregojnë se, mesatarisht një kilogram kafe arrin të prodhojë rreth 110 ekspresë, të cilat mund të jenë edhe në forma të tjera se kapuçino, makiato apo variacione të tjera të lidhura me këtë produktin fillestar.
Duke llogaritur këto të dhëna, mesatarisht çdo shqiptar, pavarësisht moshës, ka konsumuar rreth 257 kafe gjatë këtyre tetë muajve, ose pije që përmbajnë kafe, e cila kryesisht importohet nga Brazili.
Nëse e marrim parasysh këtë informacion në një periudhë 24-orëshe, rezulton se shqiptarët e kanë të pamundur të kalojnë ditën pa konsumuar të paktën një kafe. Kjo tendencë tregon jo vetëm dashurinë e thellë për këtë produkt, por edhe rolin e rëndësishëm që kafeja luan në kulturën dhe jetën e përditshme të shqiptarëve.
Sondazh

350 mln euro për Korridorin VIII - 14 segmente në ndërtim, apo tenderim. Ja ecuria e punimeve
Ola Mitre / SCAN Rreth 350 mln euro është vlera e fondeve publike në dispozicion të ndërtimit të korridorit 8, në 14 segmente. Ecuria për përfundimin e......

10-vjetori i “Procesit të Berlinit” – Kancelari Scholz pret udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor
Ernilda Luzi/Scan Në kuadër të 10-vjetorit të “Procesit të Berlinit”, në kryeqytetin gjerman u zhvillua një konferencë e organizuar nga kancelari......

Mikrobizneset morën 2.6% më pak kredi në gusht - BSH: Huatë afatgjata dhe në monedhë të huaj mbajnë rekordin
Ledina Elezi/SCAN Mikrobizneset kanë marrë më pak kredi në muajin gusht. Referuar të dhënave agregate nga Banka e Shqipërisë, vlera e huave për......

Çmimet e naftës fshijnë pothuajse të gjitha fitimet e javës së kaluar! Arsyeja
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e naftës të hënën fshinë pothuajse të gjitha fitimet e bëra javën e kaluar pasi të dhënat treguan se norma e inflacionit......

Si Kina po ndikon mbi çmimet globale të metaleve?!
Edel Strazimiri / SCAN Kina po mbyll hapat për të formësuar çmimet e sasive të mëdha të metaleve industriale që prodhon dhe konsumon, në një lëvizje......

26 vendet më të varfra, në gjendjen më të keqe që nga 2006 - Këto shtete përballen me borxhin rekord prej 72% të PBB-së
Kristi Ceta/SCAN 26 vendet më të varfra të botës, shtëpia e 40% të njerëzve më të goditur nga varfëria, janë më shumë në borxh se në çdo kohë që nga......

Rumania, mbi 800 mln euro për energjinë e gjelbër - Plani i qeverisë synon të mbështesë autoritetet lokale dhe sistemet e ngrohjes
Kristi Ceta/SCAN Rumania ka hartuar një program për autoritetet lokale dhe sistemet e ngrohjes qendrore për të investuar në energjinë e gjelbër dhe në......

Java nis pozitivisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht pasi është blerë sot me 89.8 lekë dhe është shitur me 90.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......