Europa Postuar më 14 Tetor 2024, 11:10

Rumania, mbi 800 mln euro për energjinë e gjelbër - Plani i qeverisë synon të mbështesë autoritetet lokale dhe sistemet e ngrohjes

Nga SCAN TV
Rumania, mbi 800 mln euro për energjinë e gjelbër - Plani i

Kristi Ceta/SCAN

 

Rumania ka hartuar një program për autoritetet lokale dhe sistemet e ngrohjes qendrore për të investuar në energjinë e gjelbër dhe në rritjen e efikasitetit të saj.

Plani do të zbatohet në periudhën 2024-2030 dhe është një investim prej 804 milionë eurosh. Sipas njoftimit, qëllimi i skemës është të mbështesë autoritetet lokale dhe operatorët e sistemeve të ngrohjes qendrore.

Bashkitë kanë nevojë për financim të rregullt për të siguruar energji të sigurt, të përballueshme dhe të gjelbër për qytetarët, si dhe për të rritur cilësinë e jetës në komunitetet e tyre, shtoi Ministria e Energjisë.

Rumania nuk mund të mbështetet vetëm në financimin e Bashkimit Evropian, kështu që qeveria ka vendosur të prezantojë një program shumëvjeçar përmes të cilit institucionet publike dhe prodhuesit e nxehtësisë do të jenë në gjendje të financojnë projekte për energjinë e gjelbër dhe eficencën e energjisë. Gjithashtu investimi do të shërbejë për ndërtimin, modernizimin dhe zhvillimin e sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes qendrore, tha ministria.

Mekanizmi do të përbëhet nga dy komponentë dhe do të financohet nga emetimet e bonove të gjelbra që po përgatit Ministria e Financave. Segmenti i parë vlerësohet në 301.4 milionë euro dhe vlen për komunat e përfshira në programin e Misionit të BE-së për Qytetet Neutrale ndaj Klimës për 100 autoritete lokale deri në vitin 2030.

Fondet do të përdoren për masat e energjisë së gjelbër dhe eficencës së energjisë, të miratuara nga Komisioni Evropian, nga planet e veprimit të qyteteve për klimën, shpjegoi ministria.

Pjesa tjetër, 502.4 milionë euro, është e destinuar për autoritetet lokale dhe sistemet e ngrohjes qendrore. Programi përfaqëson një hap të rëndësishëm në tranzicionin e Rumanisë drejt një sistemi energjie të sigurt, të përballueshëm dhe të gjelbër.

Sondazh

Poll
Shqipëria 14 Tetor

Java nis pozitivisht për valutat e huaja!

  Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht pasi është blerë sot me 89.8 lekë dhe është shitur me 90.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat