Zgjerohet stoku i depozitave në sektorin bankar/ Në 1 vit kursimet në lekë u rritën 14 herë më shumë se ato në euro
Gjatë muajit shtator, totali i depozitave në paranë e gjerë ka vazhduar të rritet, duke arritur në rreth 1.333 trilionë lekë nga 1.332 trilionë lekë që ishte në muajin e kaluar, raporton “Banka e Shqipërisë”. Kjo është rritja e tretë e këtij viti pas qershorit dhe gushtit, pasi që nga shkurti kishte filluar një tendencë rënëse.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar trendin e lëvizjes së kursimeve të kategorizuar sipas monedhës. Të dhënat për muajin e 9-të të këtij viti tregojnë se likuiditeti në monedhën vendase për sektorin bankar paraqitet me një rënie të lehtë prej 0.4% krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, në monedhën europiane depozitat paraqiten me 0.5% rritje. Sa i përket depozitave në lekë, vlera e tyre arriti pranë 591 miliardë lekëve, nga 594 miliardë që regjistroheshin një muaj më parë. Nga ana tjetër, depozitat në valutë kanë prekur vlerën e 741 miliardë lekëve .
Analiza e shifrave në harkun kohor të një viti tregon se kursimet në lekë në shtatorin e vitit 2024 janë rritur me 8.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa kursimet në monedhë të huaj janë rritur me vetëm 0.6% ose me 5 miliardë lekë. Pra, vëmë re se rritja e depozitave në lekë ka qenë shumëfish më e lartë se ajo në euro dhe kjo mund të shpjegohet me faktin që monedha lekë gjatë kësaj periudhe ka qenë më e fortë se euro duke bërë që individët dhe bizneset të zgjedhin te depozitojnë paratë e tyre në monedhën vendase.
Rritja e depozitave bankare në lekë gjatë këtij muaji mund të jetë edhe si rezultat i nivelit të inflacionit, i cili është paraqitur në nivele të qëndrueshme duke rritur kështu aftësinë e familjeve për të kursyer.
Sondazh

Sa cilësor është vaji shqiptar i ullirit? EVOO: Kemi lënë pas rajonin. Renditemi në vend të 28-të me 9 çmime të fituara
Shqipëria si pjesë e mesdheut ka një traditë mjaft të vjetër të prodhimit të ullirit dhe vajit të tij, por vitet e fundit ka marrë akoma më shumë vëmendje për......

Yield-i i bonove 12-mujore barazon normën bazë të interesit/ Rënia e normës ul kostot e huamarrjes për sektorin privat dhe individët
Në ankandin e fundit, tregu i letrave me vlerë ka vijuar të tregojë një tendencë uljeje të yield-eve. Sipas të dhënave zyrtare, yield-i mesatar i ponderuar për......

"Zgjerohet" me 14.8 mld lekë fondi special/ Pr/buxheti 2025: Bonusi i fundvitit për pensionistët, rreth 5,281 lekë për person
Buxheti i vitit 2025 parashikohet të arrijë një total prej 822.7 miliardë lekësh, që përbën rreth 31.4% të PBB-së. Por, nëse i ndajmë shpenzimet sipas......

Shqipëria “mund” rajonin si partneri kryesor i Kosovës/ Tregtia në Gusht: Në vend të dytë Maqedonia e Veriut, Serbia ndjek e treta
Në muajin Gusht të këtij viti Kosova eksportoi 83.5 milionë euro mallra, me një rritje prej 24% dhe importoi rreth 582 milionë euro mallra. Sipas të dhënave të......

Shqiptarët përkeqësohen në timon/ INSTAT: Rreth 42.3% më shumë aksidente në nëntë muaj
Statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT për muajin shtator 2024 tregojnë një rritje të ndjeshme të aksidenteve në Shqipëri, duke reflektuar një situatë......

Deri tani, rreth 9.6 milionë të huaj në vend/ Turistët u rritën me 16.7%. Më shumë se 90% e tyre janë europianë
Shifrat konfirmojnë se ky vit po vijon të shijojë suksesin që la pas viti 2023 dhe ka dhënë sinjale të qarta se është viti më i mirë turistik sipas rekordeve......

Shqipëria, më keq se vendet e rajonit për informalitetin/ RCC: Konkurrenca e padrejtë vijon të pengojë zhvillimin e tregut
Ekonomia informale, e cila përfshin aktivitete jashtë kuadrit ligjor dhe rregullator, mbetet një sfidë e vazhdueshme në shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Të......

Çfarë presin shqiptarët nga anëtarësimi në BE? “Begatia” ekonomike dhe liria për të studiuar, pritshmëritë kryesore
Anketa e fundit e publikuar nga "Barometri i Ballkanit 2024", mbi pritshmëritë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Europian......