Sa cilësor është vaji shqiptar i ullirit? EVOO: Kemi lënë pas rajonin. Renditemi në vend të 28-të me 9 çmime të fituara
Shqipëria si pjesë e mesdheut ka një traditë mjaft të vjetër të prodhimit të ullirit dhe vajit të tij, por vitet e fundit ka marrë akoma më shumë vëmendje për shkak të potencialit që ka në ekonominë e vendit sa i përket të ardhurave që gjeneron. Po ashtu, një rëndësi të veçantë i jepet edhe për shkak të vlerave që ka. Por si renditet vaji i ullirit ekstra i virgjër, i cili prodhohet në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera? Renditja Botërore EVOO, e cila është krijuar për të promovuar për konsumatorët produktet më të vlerësuara në botë, ka ekzaminuar mostra të vajit të ullirit nga 37 vende prodhuese të ullirit ku mes tyre gjendet edhe vendi ynë. Nga këto 37 shtete prodhuese të vajit të ullirit, Shqipëria renditet në vend të 28-të duke u vlerësuar me rreth 335 pikë për vitin 2023. Sipas të dhënave të raportit, Shqipëria ka 9 çmime të fituara sa i përket shijes dhe cilësisë së vajit të ullirit dhe është rritur ndjeshëm në renditje krahasuar me vitet e mëparshme.
Në krye të renditjes për vitin 2023 vijon të qëndrojë Italia me vajin më të mirë të ullirit, duke grumbulluar 91,866 pikë dhe me 2,199 çmime të fituara. Në vend të dytë në botë renditet Spanja, ndjekur nga Turqia në vend të tretë, e cila ka spostuar Greqinë në vend të katërt për këtë vit.
Në renditjen botërore të EVOO-s, vaji i ullirit ekstra të virgjër me origjinë shqiptare ka lënë pas Bosnje Hercegovinën, Maltën, Malin e Zi, Rumaninë dhe Bullgarinë, e cila renditet e fundit.
Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” në vitin 2023, u prodhuan 117 mijë tonë ullinj, duke shënuar rënie me 25.42%, krahasuar me një vit më parë. Varietetet e ullirit për vaj përbëjnë 87.25% të prodhimit gjithsej dhe varietetet e ullirit për tavolinë përfaqësojnë 12.75%. Përpos prodhimit të vajit “Made in Albania” një peshë të konsiderueshme zë edhe produkti i importit.
Klikoni këtu për publikimin e plotë
Sondazh

Yield-i i bonove 12-mujore barazon normën bazë të interesit/ Rënia e normës ul kostot e huamarrjes për sektorin privat dhe individët
Në ankandin e fundit, tregu i letrave me vlerë ka vijuar të tregojë një tendencë uljeje të yield-eve. Sipas të dhënave zyrtare, yield-i mesatar i ponderuar për......

"Zgjerohet" me 14.8 mld lekë fondi special/ Pr/buxheti 2025: Bonusi i fundvitit për pensionistët, rreth 5,281 lekë për person
Buxheti i vitit 2025 parashikohet të arrijë një total prej 822.7 miliardë lekësh, që përbën rreth 31.4% të PBB-së. Por, nëse i ndajmë shpenzimet sipas......

Shqipëria “mund” rajonin si partneri kryesor i Kosovës/ Tregtia në Gusht: Në vend të dytë Maqedonia e Veriut, Serbia ndjek e treta
Në muajin Gusht të këtij viti Kosova eksportoi 83.5 milionë euro mallra, me një rritje prej 24% dhe importoi rreth 582 milionë euro mallra. Sipas të dhënave të......

Shqiptarët përkeqësohen në timon/ INSTAT: Rreth 42.3% më shumë aksidente në nëntë muaj
Statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT për muajin shtator 2024 tregojnë një rritje të ndjeshme të aksidenteve në Shqipëri, duke reflektuar një situatë......

Deri tani, rreth 9.6 milionë të huaj në vend/ Turistët u rritën me 16.7%. Më shumë se 90% e tyre janë europianë
Shifrat konfirmojnë se ky vit po vijon të shijojë suksesin që la pas viti 2023 dhe ka dhënë sinjale të qarta se është viti më i mirë turistik sipas rekordeve......

Shqipëria, më keq se vendet e rajonit për informalitetin/ RCC: Konkurrenca e padrejtë vijon të pengojë zhvillimin e tregut
Ekonomia informale, e cila përfshin aktivitete jashtë kuadrit ligjor dhe rregullator, mbetet një sfidë e vazhdueshme në shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Të......

Çfarë presin shqiptarët nga anëtarësimi në BE? “Begatia” ekonomike dhe liria për të studiuar, pritshmëritë kryesore
Anketa e fundit e publikuar nga "Barometri i Ballkanit 2024", mbi pritshmëritë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Europian......

Daljet e vendasve në verë, sa 90% e popullsisë gjithsej/ Në Qershor-Gusht dolën nga Shqipëria rreth 2.2 milionë shqiptarë
Përgjatë dy viteve të fundit, turizmi, hyrjet dhe strukturat akomoduese kanë qenë kryefjala në vendin tonë. Kjo për shkak të shifrave gjithmonë në rritje dhe......