"Zgjerohet" me 14.8 mld lekë fondi special/ Pr/buxheti 2025: Bonusi i fundvitit për pensionistët, rreth 5,281 lekë për person
Buxheti i vitit 2025 parashikohet të arrijë një total prej 822.7 miliardë lekësh, që përbën rreth 31.4% të PBB-së. Por, nëse i ndajmë shpenzimet sipas kategorisë, cilat janë prioritetet dhe planet financiare për vitin e ardhshëm?
Shifrat tregojnë se shpenzimet për personelin në administratën publike janë planifikuar në 127.6 miliardë lekë ose 4.9% të PBB-së, duke përfshirë dhe efektet e politikës së rritjes së pagave të nisur në vitin 2023. Ndërkohë, për shpenzimet e interesave janë parashikuar 68.5 miliardë lekë, që përfaqësojnë 2.6% të PBB-së, ku përfshihet dhe një rezervë për mbulimin e risqeve nga ndryshimet në normat e interesit dhe kursit të këmbimit.
Nga ana tjetër, shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2025 pritet të rriten me 13.2% krahasuar me vitin 2024, duke arritur 89.9 miliardë lekë ose 3.43% të PBB-së. Kjo mbështetje e shtuar reflekton përkushtimin për të fuqizuar qeverisjen lokale në përmbushjen e nevojave komunitare përmes grantit që arrin në 43.1 miliardë lekë, një rritje domethënëse prej 18% krahasuar me një vit më parë.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për vitin 2025 janë parashikuar në vlerën 71.3 miliardë lekë, ose 2.7% të PBB-së, të cilat mbështesin projekte prioritare si skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve dhe teknologjia e informacionit, si dhe politika të tjera sociale dhe ekonomike.
Për fondet sociale, përfshirë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, buxheti i vitit 2025 parashikon 263.8 miliardë lekë. Fondi i dedikuar për indeksimin e pensioneve do të jetë 1.6 mld lekë ndërsa ai i bonusit të fundvitit pritet të arrijë vlerën e 3.75 mld lekëve. Në një përllogaritje të thjeshtë rezulton se bonusi për një pensionist do të jetë 5281 lekë. Nga ana tjetër, investimet publike pritet të arrijnë në 161.8 miliardë lekë ose 6.2% të PBB-së, duke duke shënuar një rritje prej 11 miliardë lekësh krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2024.
Pra në përfundim, analiza e “Scan Intel” tregon që pjesa më e madhe e buxhetit të vitit 2025 do ti dedikohet fondeve speciale, të cilat përfshijnë shpenzimet totale për fondet e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, në vlerën prej 263.8 miliardë lek. Ky zë i buxhetit, përfaqëson edhe mbështetjen për pensionistët, përfshin edhe indeksimin e pensioneve dhe bonusin e fundvitit.
Pas fondeve sociale, prioritet të lartë kanë edhe investimet publike, që përfshijnë projekte infrastrukturore dhe zhvillimore, me një vlerë prej 161.8 miliardë lekësh.
Sondazh

Shqipëria “mund” rajonin si partneri kryesor i Kosovës/ Tregtia në Gusht: Në vend të dytë Maqedonia e Veriut, Serbia ndjek e treta
Në muajin Gusht të këtij viti Kosova eksportoi 83.5 milionë euro mallra, me një rritje prej 24% dhe importoi rreth 582 milionë euro mallra. Sipas të dhënave të......

Shqiptarët përkeqësohen në timon/ INSTAT: Rreth 42.3% më shumë aksidente në nëntë muaj
Statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT për muajin shtator 2024 tregojnë një rritje të ndjeshme të aksidenteve në Shqipëri, duke reflektuar një situatë......

Deri tani, rreth 9.6 milionë të huaj në vend/ Turistët u rritën me 16.7%. Më shumë se 90% e tyre janë europianë
Shifrat konfirmojnë se ky vit po vijon të shijojë suksesin që la pas viti 2023 dhe ka dhënë sinjale të qarta se është viti më i mirë turistik sipas rekordeve......

Shqipëria, më keq se vendet e rajonit për informalitetin/ RCC: Konkurrenca e padrejtë vijon të pengojë zhvillimin e tregut
Ekonomia informale, e cila përfshin aktivitete jashtë kuadrit ligjor dhe rregullator, mbetet një sfidë e vazhdueshme në shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Të......

Çfarë presin shqiptarët nga anëtarësimi në BE? “Begatia” ekonomike dhe liria për të studiuar, pritshmëritë kryesore
Anketa e fundit e publikuar nga "Barometri i Ballkanit 2024", mbi pritshmëritë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Europian......

Daljet e vendasve në verë, sa 90% e popullsisë gjithsej/ Në Qershor-Gusht dolën nga Shqipëria rreth 2.2 milionë shqiptarë
Përgjatë dy viteve të fundit, turizmi, hyrjet dhe strukturat akomoduese kanë qenë kryefjala në vendin tonë. Kjo për shkak të shifrave gjithmonë në rritje dhe......

Mbi 1/3 e ushqimeve vjen nga Italia dhe Greqia/ Vlera e importit arriti në 117 miliardë lekë në 9 muaj
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për tregtinë e jashtme rezulton se vlera e importit nëntë muajt e parë të këtij viti arriti në afro 666 miliardë......

Afro 42,000 punonjës janë të siguruar me pagë minimale/ Informaliteti më i lartë në sektorin e hotelerisë dhe ndërtimit
Në kuadër të planit të fundit operacional të shpallur nga Qeveria për luftën kundër informalitetit, do të ngrihet një task forcë për kryerjen e investigimeve......