Çfarë presin shqiptarët nga anëtarësimi në BE? “Begatia” ekonomike dhe liria për të studiuar, pritshmëritë kryesore
Anketa e fundit e publikuar nga "Barometri i Ballkanit 2024", mbi pritshmëritë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Europian nxjerr në pah disa të dhëna interesante, sidomos për Shqipërinë. Shqiptarët duket se kanë një qasje të ngjashme krahasuar me fqinjët e tyre kur bëhet fjalë për përfitimet e mundshme të anëtarësimit në BE.
Konkretisht, në Shqipëri, 58% e të anketuarve shpresojnë që anëtarësimi në BE të sjellë investime të reja dhe rritje ekonomike në vend. 32% e tyre presin që t'u ofrojë liri në lëvizje. Liria për të udhëtuar përtej kufijve dhe për të eksploruar tregjet e reja të punës është një prej motiveve kryesore që i shtyn ata të mbështesin këtë proces. Po ashtu, 43% e qytetarëve shqiptarë e shohin BE-në si një mundësi për të studiuar dhe punuar në vendet anëtare, duke nxitur kështu aspiratat për një të ardhme më të mirë akademike dhe profesionale.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat edhe për pritshmëritë e qytetarëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave, në Kosovë, pritshmëritë për 24% të qytetarëve lidhen me lirinë për të udhëtuar, ndërsa në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, qytetarët kanë pritshmëri të ngjashme me ato të shqiptarëve për sa i përket përmirësimeve ekonomike. Interesant është fakti që në Malin e Zi, vetëm 21% e qytetarëve e përmendin lirinë e lëvizjes, ndërsa përqindja më e lartë e interesit për prosperitet ekonomik është në Serbi me 36%.
Një tjetër aspekt që bie në sy është pritshmëria për stabilitet politik dhe paqe, që për Shqipërinë është më pak e theksuar (vetëm 16%). Në përfundim, konkludojmë se shqiptarët e shohin anëtarësimin në BE si një rrugë për një jetë më të mirë, me theks të veçantë në lirinë e lëvizjes, studimin dhe prosperitetin ekonomik .
Sondazh

Daljet e vendasve në verë, sa 90% e popullsisë gjithsej/ Në Qershor-Gusht dolën nga Shqipëria rreth 2.2 milionë shqiptarë
Përgjatë dy viteve të fundit, turizmi, hyrjet dhe strukturat akomoduese kanë qenë kryefjala në vendin tonë. Kjo për shkak të shifrave gjithmonë në rritje dhe......

Mbi 1/3 e ushqimeve vjen nga Italia dhe Greqia/ Vlera e importit arriti në 117 miliardë lekë në 9 muaj
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për tregtinë e jashtme rezulton se vlera e importit nëntë muajt e parë të këtij viti arriti në afro 666 miliardë......

Afro 42,000 punonjës janë të siguruar me pagë minimale/ Informaliteti më i lartë në sektorin e hotelerisë dhe ndërtimit
Në kuadër të planit të fundit operacional të shpallur nga Qeveria për luftën kundër informalitetit, do të ngrihet një task forcë për kryerjen e investigimeve......

Sa lekë "derdhën" shqiptarët në restorante dhe hotele? Reth 620 milionë euro në vitin 2023, ose 240 milionë më shumë se para pesë vitesh
Vitet e fundit shpenzimet mujore të familjeve shqiptare për hotele dhe restorante janë rritur ndjeshëm. “Scan Intel” ka marrë në analizë peshën që ka patur ky......

Cilat janë makinat më të "plakura" në Shqipëri? Gati 1 në 3 mjete që kemi parë vjet ka qenë Mercedes, ose Volkswagen
Në Shqipëri, rrugët janë të mbushura me Mercedes-Benz, marka që dominon tregun e automjeteve me një pjesë prej 18.0%. Por, Volkswagen nuk mbetet pas! Me 15.8%......

Rreth 1.7 milionë netë qëndrime në gusht/ Gati 92% e turistëve u akomoduan në hotele, kryesisht në zonat bregdetare
Të dhënat më të fundit mbi strukturat akomoduese që përkojnë me periudhën Gusht të vitit 2024, tregojnë se Shqipëria u vizitua nga rreth 650,600 turistë gjatë......

SHBA, partneri i dytë i eksporteve me Shqipërinë/ Zë 9.3% të totalit, spostohet Kosova. Austria del nga “top 10”
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të......

Inflacioni i Shtatorit, një vend larg kufirit të BE-së/ Norma e vlerësuar sipas metodës së Eurostat arriti në 2.3%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të vitit......