Mbi 1/3 e ushqimeve vjen nga Italia dhe Greqia/ Vlera e importit arriti në 117 miliardë lekë në 9 muaj
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për tregtinë e jashtme rezulton se vlera e importit nëntë muajt e parë të këtij viti arriti në afro 666 miliardë lekë ose 2.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nëse analizojmë shifrat sipas grupmallrave të importuar gjatë periudhës Janar-Shtator të vitit 2024 vëmë re se importi ka qenë shumë dinamik, ku “Makineritë dhe Pajisjet” udhëheqin me një vlerë prej 176.2 miliardë lekësh. "Ushqimi, pijet dhe duhani” renditen të dytët me 117 miliardë lekë dhe më pas importet e “Materialeve të ndërtimit dhe metaleve", me 92.3 miliardë lekë, të cilët konfirmojnë edhe njëherë rritjen e sektorit të ndërtimit, që është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik. Në të kundërt, u importuan më pak produkte kimike si dhe tekstike dhe këpucë krahasimisht me kategoritë e lartpërmendura.
Fokusi i analizës së “Scan Intel” këtë herë është importi i ushqimeve, kategori kjo që zë edhe peshën më të madhe të konsumit në familjet shqiptare. Si ka ndryshuar importi për secilën kategori në një vit? Rritja më e lartë i atribuohet kategorisë “makineri dhe pajisje” me 11.1% dhe më pas renditen “ushqimet” me 7.8%. Pra, shifrat konfirmojnë se ekspozimi i tregut shqiptar ndaj importeve të ushqimeve është rritur. Në të kundërt, uljen më të lartë e ka përjëtuar kategoria” Lëkurë dhe artikuj prej lëkure” ku kemi importuar 16.5% më pak se një vit më parë.
Por kush e furnizon Shqipërinë me ushqime? Shqipëria mbështetet tek një grup i gjerë partnerësh tregtarë për të siguruar furnizimin me ushqime, pije dhe duhan. Sipas të dhënave, Italia është furnizuesi kryesor me 20.4% të importit total. Më pas, renditet Greqia me një pjesëmarrje prej 12.3% në importin total të ushqimeve. Këto dy shtete së bashku përbëjnë më shumë se 1/3 e totalit të importit të ushqimeve.
Nga ana tjetër, Serbia me 7.3%, dhe Polonia me 6.2% janë gjithashtu furnizues të rëndësishëm për Shqipërinë. Gjermania, megjithëse një partner i madh tregtar në shumë sektorë të tjerë, zë vetëm 3.7% të importit të ushqimeve. Nga vendet jashtë Europës, Brazili zë një pjesë të vogël me 3.6%, ndërsa Turqia dhe Kosova përbëjnë secila 3.5% të importit total.
Sondazh

Afro 42,000 punonjës janë të siguruar me pagë minimale/ Informaliteti më i lartë në sektorin e hotelerisë dhe ndërtimit
Në kuadër të planit të fundit operacional të shpallur nga Qeveria për luftën kundër informalitetit, do të ngrihet një task forcë për kryerjen e investigimeve......

Sa lekë "derdhën" shqiptarët në restorante dhe hotele? Reth 620 milionë euro në vitin 2023, ose 240 milionë më shumë se para pesë vitesh
Vitet e fundit shpenzimet mujore të familjeve shqiptare për hotele dhe restorante janë rritur ndjeshëm. “Scan Intel” ka marrë në analizë peshën që ka patur ky......

Cilat janë makinat më të "plakura" në Shqipëri? Gati 1 në 3 mjete që kemi parë vjet ka qenë Mercedes, ose Volkswagen
Në Shqipëri, rrugët janë të mbushura me Mercedes-Benz, marka që dominon tregun e automjeteve me një pjesë prej 18.0%. Por, Volkswagen nuk mbetet pas! Me 15.8%......

Rreth 1.7 milionë netë qëndrime në gusht/ Gati 92% e turistëve u akomoduan në hotele, kryesisht në zonat bregdetare
Të dhënat më të fundit mbi strukturat akomoduese që përkojnë me periudhën Gusht të vitit 2024, tregojnë se Shqipëria u vizitua nga rreth 650,600 turistë gjatë......

SHBA, partneri i dytë i eksporteve me Shqipërinë/ Zë 9.3% të totalit, spostohet Kosova. Austria del nga “top 10”
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të......

Inflacioni i Shtatorit, një vend larg kufirit të BE-së/ Norma e vlerësuar sipas metodës së Eurostat arriti në 2.3%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të vitit......

Euro vijon të “nënshtrojë” tregtinë e jashtme/ Rreth 8.5% më pak eksporte në Shtator. Italia dhe Kosova "larg" produkteve tona
Tendenca e eksporteve duket e njëjtë edhe në muajin Shtator të këtij viti, duke shënuar kështu një rënie prej 8.5%, krahasuar me Shtatorin e një viti më parë.......

Bonot 12-mujore i afrohen normës bazë të interesit/ Yield-i mesatar, në 3.02%. Më i ulëti që nga korriku i vitit 2022
Ankandet e bonove të thesarit, të organizuara nga "Banka e Shqipërisë", shërbejnë si një mjet kryesor për menaxhimin e likuiditetit dhe mbulimin e nevojave......