Shqipëria Postuar më 5 Tetor 2025, 18:31

Ministri Gonxhja takon CEO-të e agjencive kryesore gjermane për forcimin e partneritetit turistik

Nga Scan TV

 

Ministri Gonxhja takon CEO-të e agjencive kryesore gjermane për

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka takuar  CEO dhe përfaqësues të agjencive më të rëndësishme turistike gjermane për forcimin e partneritetit strategjik me tregun gjerman.

"E Diela me CEO që vijnë për herë të parë dhe përfaqësues të disa prej operatorëve dhe agjencive më të rëndësishme turistike gjermane, DERTOUR, ADAC Reisebüro, Schauinsland-Reisen GmbH dhe të tjera, në Tiranë, në prag të nisjes së tyre për xhiron e inspektimit të strukturave akomoduese dhe të destinacioneve, në vijim të prezantimeve të suksesshme të Shqipërisë në panairet më të mëdha ndërkombëtare të turizmit.

Ky takim shërben si një moment i rëndësishëm për forcimin e partneritetit strategjik me tregun gjerman, një prej më prioritarëve për zhvillimin e turizmit shqiptar.
Diskutuam mbi mundësitë e reja për bashkëpunim, zhvillimin e paketave të organizuara, nxitjen e udhëtimeve familjare dhe zgjerimin e itinerareve “self-drive”, në funksion të një oferte turistike gjithnjë e më të larmishme dhe cilësore, për të formalizuar dhe për të përqendruar kapitalin turistik në Shqipëri. ITAKA, Tour Operatori më i madh polak i flukseve nga Europa qendore po planifikon të hapë linjë direkte me aeroportin e ri të Vlorës.

Me mbi 400,000 vizitorë gjermanë në vitin 2024 dhe objektivin për të kaluar 500,000 në vitin 2025, Shqipëria po forcon pozicionin e saj si një destinacion i besueshëm, i qëndrueshëm dhe gjithnjë e më i preferuar në tregun europian.

Një bashkëpunim që afirmon vizionin tonë për ta bërë turizmin shqiptar një histori suksesi të përbashkët, një eksperiencë pushimi dhe eksplorimi të trashëgimisë e pasurive tona kulturore e natyrore, mes traditës e aktiviteteve! Kënaqësi të ndaja të rejat nga projektet tona në art e sport, qendra historike, investime hotelerie e brande globale, evenimente ndërkombëtare e zhvillim shoqëror kapilar, si edhe nga progresi drejt familjes evropiane," ka shkruar Gonxhja në Facebook

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat