Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR
Në një shembull të qartë solidariteti dhe bashkëpunimi profesional, Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë (UPMVSH) dorëzoi sot pranë Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ndihmat veterinare të dhuruara nga Dhoma Kroate e Veterinerëve (HVK).
Këto materiale, të cilat synojnë të mbështesin veterinerët shqiptarë në menaxhimin e sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants), u dorëzuan zyrtarisht Drejtorit të AKVMB-së, z. Sulejman Kullolli. Sëmundja PPR prek delet dhe dhitë, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme për sektorin blegtoral dhe ekonominë rurale.
Presidenti i Dhomës Kroate të Veterinerëve, Dr. Ivan Zemljak, dhe të gjithë anëtarët e HVK-së u vlerësuan për këtë gjest vëllazëror, që forcon lidhjet profesionale dhe miqësore mes dy vendeve.
UPMVSH shprehu gjithashtu mirënjohje për Dr. Matilda Arjan Xhepa, CVO e Shqipërisë, për përkushtimin e saj të pandërprerë në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e standardeve veterinare në vend.
“Veterinerët nuk njohin kufij, por janë gjithmonë një vëllazëri profesionale e bashkuar në mbrojtje të shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore. Ky është një shembull i fortë se si bashkëpunimi ndërkombëtar dhe europian e bën më të fortë shërbimin veterinar në Shqipëri,” – u theksua në njoftimin e UPMVSH.
Ky akt tregon se vëllazëria mes veterinerëve është ura më e sigurt drejt një të ardhmeje me standarde më të larta në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

Vlora çliron hapësirat nga mjetet e konfiskuara, Koçiu: Pushteti vendor do t’i kthejë në zona zhvillimi
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Vlora ku kanë qenë të pranishëm Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu......

Rama me Manastirliun në ‘Flasim’: Tirana s’mund të lihet pa kryetar, do punojmë për kryeqytetin
Kryeministri Edi Rama, bashkë me serinë e re të podcastit “Flasim” ka nisur edhe fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë. E ftuara e tij e parë në......

Faza e dytë e prishjeve në Theth/ Rama: Kush ndërton pa leje, investon ne belanë e vet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj ndërtimeve pa leje, duke theksuar se “kush ndërton pa leje, investon vetëm për belanë e vet”. Nga Thethi,......

Çmimi i Bitcoin i afrohet rekordit të ri/ Investitorët i drejtohen kriptomonedhës pas pasigurive në SHBA
Çmimi i Bitcoin u rrit ndjeshëm duke iu afruar nivelit rekord, ndërsa mbyllja e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e tretë. Investitorët po i drejtohen......

Aeroporti i Mynihut mbyllet për herë të dytë brenda 24 orëve/ Shkak dronët me origjinë të panjohur, të vërejtur pranë zonës së aeroportit
Aeroporti i Mynihut është mbyllur sërish – për herë të dytë brenda 24 orëve të fundit, duke shkaktuar sërish ndërprerje të mëdha në udhëtimet ajrore.......

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit/ Publikohet dosja e korespondencës me 800 faqe dokumente
Një dosje prej 800 faqesh me kontrata dhe korrespondencë tregon se Rusia po e ndihmon Kinën që ta përgatisë ushtrinë e saj për një pushtim të mundshëm......

Përurohet lidhja ndërkufitare, pjesë e marrëv Kosovë-Shqipëri/ Kurti: Rruga Gorozhup-Pogaj, dëshmi që po ecim në drejtimin e duhur
Është përuruar rruga ndërkufitare Gorozhup (Has të Prizrenit)-Pogaj, projekt ky në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.......

OpenAI hap një epokë të re tregtie/ Blerje direkte në ChatGPT, ja si do të funksionojë procesi
Në një lëvizje që mund të ridrejtojë rrjedhën e tregtisë online, OpenAI njoftoi funksionalitetin Instant Checkout për ChatGPT, në bashkëpunim me Etsy dhe......