Rreth 1.7 milionë netë qëndrime në gusht/ Gati 92% e turistëve u akomoduan në hotele, kryesisht në zonat bregdetare
Të dhënat më të fundit mbi strukturat akomoduese që përkojnë me periudhën Gusht të vitit 2024, tregojnë se Shqipëria u vizitua nga rreth 650,600 turistë gjatë këtij muaji. Nga këto, rreth 71% e tyre ishin të huaj dhe pjesa tjetër vendas.
Në fakt, shifrat tregojnë një rritje të dukshme në treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese. Konkretisht, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 32%, në krahasim me Gusht 2023. Nëse i kategorizojmë vizitorët sipas tipologjisë vëmë re se numri i vizitorëve vendas është rritur me 1.2%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur me 50.6%.
Të njëjtën ecuri ka ndjekur edhe treguesi i netë qëndrimeve ku numri i tyre gjithsej është rritur me 11.3%, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. Rritja e netë qëndrimeve nga të huajt ishte dukshëm më e lartë se ajo e vendasve. Sipas shifrave, në terma vjetorë numri i netë qëndrimeve nga të huajt është rritur me 16.9%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vendasit është rritur me vetëm 0.2%.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 59.6%, kundrejt 55.3% që ishte në muajin Gusht të vitit të kaluar. Ndërsa norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 67.66%. Theksojmë se normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues që masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorët.
Por ku u vendosën vizitorët? Rajoni i jugut ka tërhequr 38.2% të totalit tëvizitorëve, duke theksuar popullaritetin e tij për vizitorët. Po ashtu, zonat bregdetare ishin zgedhja e 75.6% të vizitorëve duke treguar preferencën e turistëve për destinacione pranë plazheve. Ndërkohë, strukturat akomoduese si hotelet dhe akomodimet e ngjashme kanë arritur një nivel rekord me 92.7% të vizitorëvë që përdorën këtë lloj të strukturave akomoduese duke reflektuar cilësinë dhe shërbimin e ofruar në këtë sektor.
Sipas analizës së kryer nga “Scan Intel,” të dhënat për origjinën e vizitorëve në Shqipëri gjatë muajit gusht 2024 tregojnë një diversitet interesant të turistëve. Kosovarët përbëjnë 11.9% dhe Polakët, me 9%, kontribuojnë ndjeshëm në fluksin turistik. Ndërsa, turistët nga Italia, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania përbëjnë 6.8%, 4.9% dhe 3.3% respektivisht.
Sondazh

SHBA, partneri i dytë i eksporteve me Shqipërinë/ Zë 9.3% të totalit, spostohet Kosova. Austria del nga “top 10”
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të......

Inflacioni i Shtatorit, një vend larg kufirit të BE-së/ Norma e vlerësuar sipas metodës së Eurostat arriti në 2.3%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të vitit......

Euro vijon të “nënshtrojë” tregtinë e jashtme/ Rreth 8.5% më pak eksporte në Shtator. Italia dhe Kosova "larg" produkteve tona
Tendenca e eksporteve duket e njëjtë edhe në muajin Shtator të këtij viti, duke shënuar kështu një rënie prej 8.5%, krahasuar me Shtatorin e një viti më parë.......

Bonot 12-mujore i afrohen normës bazë të interesit/ Yield-i mesatar, në 3.02%. Më i ulëti që nga korriku i vitit 2022
Ankandet e bonove të thesarit, të organizuara nga "Banka e Shqipërisë", shërbejnë si një mjet kryesor për menaxhimin e likuiditetit dhe mbulimin e nevojave......

Familjet shqiptare zotërojnë rreth 28 miliardë euro/ BSH: Pasuritë financiare, gati 8 herë më shumë se detyrimet në vitin 2023
Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” në publikimin mbi statistikat e llogarive financiare për vitin 2023 tregojnë se ekonomitë familjare zotërojnë rreth 34% të......

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe BE-së/ Sa kemi shitur dhe blerë në bllokun prej 27 vendesh?
Në vitin 2023, eksportet e mallrave arritën një total prej 440 miliardë lekësh, duke shënuar një rënie të ndjeshme prej 9.5% krahasuar me vitin paraardhës.......

Shoferët e “vjetër” tregojnë papërgjegjshmëri! Shkaktuan rreth 2 herë më shumë aksidente se ata me pak eksperiencë në timon
Në vitin 2023, janë regjistruar 1,285 aksidente rrugore, ku kanë rezultuar 1,731 persona të përfshirë në aksidente. Aksidentet në 86.4% të rasteve kanë ndodhur......

Shqiptarët shpenzuan 353 milionë euro për "vese"/ Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, për anketën e buxhetit të familjes për vitin 2023 rezulton se një familje shqiptare e përbërë......