SHBA, partneri i dytë i eksporteve me Shqipërinë/ Zë 9.3% të totalit, spostohet Kosova. Austria del nga “top 10”
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë .
Shifrat tregojnë se harta e eksporteve ka pësuar ndryshime të dukshme në muajin shtator të këtij viti. "Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar se cilët janë 10 partnerët kryesorë të Shqipërisë në tregtinë e jashtme dhe si ka ndryshuar pesha e tyre ndaj totalit të eksporteve.
Në fakt, shifrat vazhdojnë të konfirmojnë edhe në shtatorin e vitit aktual Italinë si eksportuesin më të madh. Ajo që vihet re nga harta e partnerëve kryesorë është dalja e Austrisë nga lista dhe hyrja e Shteteve të Bashkuara me një peshë ndaj totalit prej 9.3%.
Rikujtojmë se në shtatorin e vitit të kaluar SHBA-ja mbante vendin e 16-të dhe këtë vit ka zëvëndësuar Kosovën duke e spostuar atë në vendin e tretë në listë nga vendi i dytë që gëzonte në shtatorin e vitit të kaluar. Në vendin e katërt dhe të 5-të këtë vit është renditur Spanja dhe Greqia, e më pas ndjekin Kina, Sllovakia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Por si ka ndryshuar pesha e këtyre shteteve nga shtatori i një viti më parë? Në vitin 2023, eksportet me Italinë zinin 48% të eksporteve totale ndërsa këtë vit kjo peshë është reduktuar me 7.3 pikë përqindje. Po njësoj edhe Kosova e ka ulur kontributin e saj në eksportet totale me Shqipërinë.
Ndërkohë, shtetet si Spanja dhe Kina e kanë rritur peshën e tyre në tregtinë me Shqipërinë me 2.5 pikë dhe 2.2 pikë përkatësisht. Edhe ndryshimet vjetore të përllogaritura për peshën e eksporteve me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Austrinë dhe Sllovakinë, tregojnë se këto shtete e kanë rritur peshën e tyre në tregtinë e jashtme me 0.2 pikë përqindje dhe 0.3 pikë.
Sondazh

Inflacioni i Shtatorit, një vend larg kufirit të BE-së/ Norma e vlerësuar sipas metodës së Eurostat arriti në 2.3%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të vitit......

Euro vijon të “nënshtrojë” tregtinë e jashtme/ Rreth 8.5% më pak eksporte në Shtator. Italia dhe Kosova "larg" produkteve tona
Tendenca e eksporteve duket e njëjtë edhe në muajin Shtator të këtij viti, duke shënuar kështu një rënie prej 8.5%, krahasuar me Shtatorin e një viti më parë.......

Bonot 12-mujore i afrohen normës bazë të interesit/ Yield-i mesatar, në 3.02%. Më i ulëti që nga korriku i vitit 2022
Ankandet e bonove të thesarit, të organizuara nga "Banka e Shqipërisë", shërbejnë si një mjet kryesor për menaxhimin e likuiditetit dhe mbulimin e nevojave......

Familjet shqiptare zotërojnë rreth 28 miliardë euro/ BSH: Pasuritë financiare, gati 8 herë më shumë se detyrimet në vitin 2023
Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” në publikimin mbi statistikat e llogarive financiare për vitin 2023 tregojnë se ekonomitë familjare zotërojnë rreth 34% të......

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe BE-së/ Sa kemi shitur dhe blerë në bllokun prej 27 vendesh?
Në vitin 2023, eksportet e mallrave arritën një total prej 440 miliardë lekësh, duke shënuar një rënie të ndjeshme prej 9.5% krahasuar me vitin paraardhës.......

Shoferët e “vjetër” tregojnë papërgjegjshmëri! Shkaktuan rreth 2 herë më shumë aksidente se ata me pak eksperiencë në timon
Në vitin 2023, janë regjistruar 1,285 aksidente rrugore, ku kanë rezultuar 1,731 persona të përfshirë në aksidente. Aksidentet në 86.4% të rasteve kanë ndodhur......

Shqiptarët shpenzuan 353 milionë euro për "vese"/ Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, për anketën e buxhetit të familjes për vitin 2023 rezulton se një familje shqiptare e përbërë......

Shqipëria, akoma vulnerabël ndaj urisë/ Indeksi: Edhe pse larg vendeve me uri të lartë, në 2024 përkeqësohemi në pikëzim
Indeksi Global i Urisë për vitin 2024 e rendit Shqipërinë në vend të 42 mes 127 vendeve të marra në analizë, ndërkohë që vlerësohet me 7.9 pikë. Gjatë vitit......