Inflacioni i Shtatorit, një vend larg kufirit të BE-së/ Norma e vlerësuar sipas metodës së Eurostat arriti në 2.3%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të vitit 2024 regjistrohet në 2.3%. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni po për të njejtin muaj të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 1.9%. Rikujtojmë se në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, por ka diferenca të vogla për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet një pozicion larg kufirit mesatar të Bashkimit Europian. Këtë e pohojnë edhe shifrat e këtij treguesi për muajin Shtator, ku rezulton se mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për të njëjtin muaj regjistrohet në 2.1%. Malta është i vetmi vend që ka barazuar msataren e BE-së për muajin Shtator.
Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë janë Rumania me 4.8%, Serbia me 4.3% dhe Belgjika po me 4.3%. Në nivel rajoni, më mirë së Shqipëria paraqitet Mali i Zi me një normë të rritjes së çmimeve deri në 1.4%. Nga ana tjetër, inflacioni në Maqedoninë e Veriut vlerësohet në 3.7%. Të dhënat tregojnë se në pjesën më të madhe të vendeve të marra në analizë kemi një zbutje të normës së inflacionit, por në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur e kundërta në Shtator të këtij viti.
Nëse i referohemi grupeve kryesore, rritja më e madhe e çmimeve prej 4.0% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.6%, “Veshje dhe këpucë” me 3.3%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.1%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.0%, “Shëndeti” me 1.7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.3%, “Shërbimi arsimor” me 1.2%, “Komunikimi” me 0.8%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2.5%.
Sondazh

Euro vijon të “nënshtrojë” tregtinë e jashtme/ Rreth 8.5% më pak eksporte në Shtator. Italia dhe Kosova "larg" produkteve tona
Tendenca e eksporteve duket e njëjtë edhe në muajin Shtator të këtij viti, duke shënuar kështu një rënie prej 8.5%, krahasuar me Shtatorin e një viti më parë.......

Bonot 12-mujore i afrohen normës bazë të interesit/ Yield-i mesatar, në 3.02%. Më i ulëti që nga korriku i vitit 2022
Ankandet e bonove të thesarit, të organizuara nga "Banka e Shqipërisë", shërbejnë si një mjet kryesor për menaxhimin e likuiditetit dhe mbulimin e nevojave......

Familjet shqiptare zotërojnë rreth 28 miliardë euro/ BSH: Pasuritë financiare, gati 8 herë më shumë se detyrimet në vitin 2023
Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” në publikimin mbi statistikat e llogarive financiare për vitin 2023 tregojnë se ekonomitë familjare zotërojnë rreth 34% të......

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe BE-së/ Sa kemi shitur dhe blerë në bllokun prej 27 vendesh?
Në vitin 2023, eksportet e mallrave arritën një total prej 440 miliardë lekësh, duke shënuar një rënie të ndjeshme prej 9.5% krahasuar me vitin paraardhës.......

Shoferët e “vjetër” tregojnë papërgjegjshmëri! Shkaktuan rreth 2 herë më shumë aksidente se ata me pak eksperiencë në timon
Në vitin 2023, janë regjistruar 1,285 aksidente rrugore, ku kanë rezultuar 1,731 persona të përfshirë në aksidente. Aksidentet në 86.4% të rasteve kanë ndodhur......

Shqiptarët shpenzuan 353 milionë euro për "vese"/ Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, për anketën e buxhetit të familjes për vitin 2023 rezulton se një familje shqiptare e përbërë......

Shqipëria, akoma vulnerabël ndaj urisë/ Indeksi: Edhe pse larg vendeve me uri të lartë, në 2024 përkeqësohemi në pikëzim
Indeksi Global i Urisë për vitin 2024 e rendit Shqipërinë në vend të 42 mes 127 vendeve të marra në analizë, ndërkohë që vlerësohet me 7.9 pikë. Gjatë vitit......

Sa vlerë ka arsimi në Shqipëri? Familjet me arsim të lartë konsumuan 30 mijë lekë në muaj më shumë se ato me arsim 8/9 vjeçar
Personat me arsim të lartë zakonisht kanë të ardhura më të larta, gjë që rrit kapacitetin e tyre për të shpenzuar dhe konsumuar më shumë produkte ose shërbime.......