Shqipëria Postuar më 5 Tetor 2025, 10:10

Rama me Manastirliun në ‘Flasim’: Tirana s’mund të lihet pa kryetar, do punojmë për kryeqytetin

Nga SCAN TV

Rama me Manastirliun në ‘Flasim’: Tirana s’mund të

Kryeministri Edi Rama, bashkë me serinë e re të podcastit “Flasim” ka nisur edhe fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë. E ftuara e tij e parë në podcast ishte Ogerta Manastirliu, të cilës Rama i është referuar si kryetarja e ardhshme.

"Tirana nuk mund të presë më, kush thotë të kundërta nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë të ecë me ritmin e duhur", tha Rama.

Rama komentoi gjithashtu dhe të gjitha kritikat e lëshuara ditët e fundit drejt presidentit Begaj pas dekretimit të zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. “Tirana nuk mund të presë. Sta që diskutojmë legjitmitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm pëër integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre tmerroi Shqipërinë jo larg nga ku unë po ju flas diku në në vend të quajtur bregdet”, tha Rama.

Manastirliut, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, që nga fëmijëra, rrugëtimi politik e deri tek gara për Bashkinë e Tiranës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat