Shoferët e “vjetër” tregojnë papërgjegjshmëri! Shkaktuan rreth 2 herë më shumë aksidente se ata me pak eksperiencë në timon
Në vitin 2023, janë regjistruar 1,285 aksidente rrugore, ku kanë rezultuar 1,731 persona të përfshirë në aksidente. Aksidentet në 86.4% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe 13.6% si pasojë e sjelljes së këmbësorëve. Por cilët shoferë janë më të përgjegjshmit në timon? Sipas shifrave nga “Instituti i Statistikave” shoferët të cilët kanë më shumë eksperiencë në timon bëjnë më shumë aksidente rrugore se ato të cilët kanë eksperiencë më të shkurtër në drejtimin e mjetit. Gjatë vitit 2023 drejtuesit e mjeteve me mbi 9 vite eksperiencë kanë kryer 514 aksidente dhe krahasuar me vitin 2022 ky tregues është rritur me 12.9%.
Ndërkohë, nëse këtë shifër e llogarisim në peshë kundrejt totalit të aksidenteve të ndodhura përgjatë vitit 2023, shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se 40% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e drejtuesit të mjetit me eksperiencë mbi 9 vite. Aksidentet nga drejtuesit me eksperiencë 6-9 vite zënë 18.8% të peshës së aksidenteve në total për vitin 2023 dhe në shifra absolute janë regjistruar 213 aksidente. Krahasuar me vitin 2022, aksidentet nga drejtuesit me eksperiencë 0 deri në 3 vite kanë shënuar rënie me 12.9%. Gjatë vitit 2023 janë kryer 65 aksidente nga drejtues mjeti pa leje drejtimi. Shqetësues është fakti se, krahasuar me vitin 2022, ky tregues është rritur. Ndërkohë, në 35 aksidente të ndodhura në vitin 2023 shkaktarët janë larguar nga vendi ngjarjes. Ky tregues rezulton më i ulët se në vitet e kaluara.
Nëse analizojmë të dhënat sipas grupmoshës shohim se numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26.6% të numrit të aksidenteve gjithsej. Kjo fashë moshore pasohet nga grupi 45-60 vjeç me 275 aksidente. Ajo që vihet re gjisthashtu nga të dhënat e vitit 2023 janë 11 aksidente të kryera nga grupmosha 0-16 vjeç dhe janë rritur krahasuar me vitin 2022.
Sa i përket aksidenteve gjatë ditëve të javës, sipas të dhënave, e shtuna dhe e diela kanë regjistruar më shumë aksidente gjatë vitit 2023 me 194 secila. Nëse flasim për ndyshimin vjetor nga viti 2022, e shtuna ka rritjen më të madhe të aksidenteve. Pra, aksidentet që ndodhin ditën e shtunë janë rritur me rreth 20% në harkun kohor të një viti, ndërkohë me rënie paraqiten aksidentet të ndodhura ditën e enjte me 2.5%. Por në cilën ditë ndodhin më pak aksidente? Të dhënat thonë se dita e enjte ka regjistruar më pak aksidente gjatë vitit 2023, me 158.
“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe aksidentet rrugore sipas orës së ndodhjes së tyre. Gjatë vitit 2023 numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë mëngjesit dhe deri në mesditë, me 284 aksidente, ndjekur nga orari i mesnatën. Regjistrohen 254 aksidente gjatë kësaj fashe orare.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Shqiptarët shpenzuan 353 milionë euro për "vese"/ Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, për anketën e buxhetit të familjes për vitin 2023 rezulton se një familje shqiptare e përbërë......

Shqipëria, akoma vulnerabël ndaj urisë/ Indeksi: Edhe pse larg vendeve me uri të lartë, në 2024 përkeqësohemi në pikëzim
Indeksi Global i Urisë për vitin 2024 e rendit Shqipërinë në vend të 42 mes 127 vendeve të marra në analizë, ndërkohë që vlerësohet me 7.9 pikë. Gjatë vitit......

Sa vlerë ka arsimi në Shqipëri? Familjet me arsim të lartë konsumuan 30 mijë lekë në muaj më shumë se ato me arsim 8/9 vjeçar
Personat me arsim të lartë zakonisht kanë të ardhura më të larta, gjë që rrit kapacitetin e tyre për të shpenzuar dhe konsumuar më shumë produkte ose shërbime.......

Inflacioni dhe papunësia, shqetësimet kryesore të shqiptarëve/ Rritja e çmimeve përbën problemin më të madh për qytetarët e rajonit
Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit 2024, në një anketim që analizon sfidat kryesore të ekonomive në Ballkanin Perëndimor, rezulton se tre......

Shqipëria dhe Kosova të gatshme për të investuar në inovacion/ 40% e bizneseve në rajon e kanë të pamundur alokimin e fondeve në kërkim&zhvillim
Në një botë ku inovacioni është motori kryesor për zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën globale, investimet në kërkim dhe zhvillim janë thelbësore për rritjen......

Kredia për ekonominë u shtua me 13 miliardë lekë në një muaj/ Kjo u mbështet kryesisht nga rritja e kredisë në valutë
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......

Pasuritë e palujtshme "spostojnë" industrinë nxjerrëse/ Në gjysmën e parë të vitit renditen të parat për investimet e huaja
Rritja e investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë gjysmës së parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por edhe të viteve......

Shqipëria po bëhet një destinacion global/ Trefishohen hyrjet nga Afrika. Në gusht u regjistruan 2.1 milionë hyrje nga të huajt
Gjatë muajit Gusht të këtij viti, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar afro 3.1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj ose 9.1% më shumë se një vit më......