Sa lekë "derdhën" shqiptarët në restorante dhe hotele? Reth 620 milionë euro në vitin 2023, ose 240 milionë më shumë se para pesë vitesh

Vitet e fundit shpenzimet mujore të familjeve shqiptare për hotele dhe restorante janë rritur ndjeshëm. “Scan Intel” ka marrë në analizë peshën që ka patur ky grup në shpenzimet totale që nga viti 2019-të dhe deri tek të dhënat e fundit për vitin 2023.
Në vitin 2019-të, pesha që kishte grupi “Restorante dhe Hotele” në totalin e shpenzimeve të familjeve ishte 4.9%, ndërkohë në vitin 2020 u rrit me 0.7 pikë. Përgjatë pesë viteve shohim se pesha e këtij grupi në shpenzimet totale është rritur 2.5 pikë përqindje, duke u vlerësuar në vitin 2023 në 7.4%. Kjo rritje e konsumit vjen bashkë me ecurinë e mirë që ka patur turizmi pas pandemisë në vendin tonë duke arritur rekorde në vitin aktual.
Sipas INSTAT, shpenzimet mujore të familjeve në vitin 2023 për këtë grup vlerësohen në 6,755 lekë, nga rreth 3,900 lekë që ishin në vitin 2019-të. Rritja në shifra absolute vlerësohet në 2,700 lekë në muaj.
Por sa ka shpenzuar në vit një familje shqiptare e përbërë prej 3.7 personash për restorante dhe hotele? Nga një përllogaritje e thjeshtë dalim në konkluzionin se në vit kjo shifër arrin në rreth 81 mijë lekë, nga rreth 77 mijë që ishte në vitin 2022, ose rreth 47 mijë para pesë vitesh.
Nëse marrin në konsideratë numrin e familjeve, që sipas rezultateve të Censit të vitit 2023 ishte në 755,950, mund të arrijmë të llogarisim se sa shpenzuan shqiptarët për këtë grup. Sipas shifrave të analizuara nga “Scan Intel”, në total shqiptarët shpenzuan për restorante dhe hotele rreth 62 miliardë lekë në vitin 2023, nga 36.7 miliardë në vitin 2019-të. Pra, në harkun kohor të pesë viteve shpenzimet për këtë grup u rritën me 67%, ose 24 miliardë lekë. Nëse e konvertojmë në monedhën europiane, vlera e shpenzimeve arrin në rreth 620 milionë euro ose 247 milionë euro më shumë së në vitin 2019-të.
Shpenzimet by Xhorxhina Deda
Sa shpenzuan shqiptarët për restorante by Xhorxhina Deda
Sondazh

Cilat janë makinat më të "plakura" në Shqipëri? Gati 1 në 3 mjete që kemi parë vjet ka qenë Mercedes, ose Volkswagen
Në Shqipëri, rrugët janë të mbushura me Mercedes-Benz, marka që dominon tregun e automjeteve me një pjesë prej 18.0%. Por, Volkswagen nuk mbetet pas! Me 15.8%......

Rreth 1.7 milionë netë qëndrime në gusht/ Gati 92% e turistëve u akomoduan në hotele, kryesisht në zonat bregdetare
Të dhënat më të fundit mbi strukturat akomoduese që përkojnë me periudhën Gusht të vitit 2024, tregojnë se Shqipëria u vizitua nga rreth 650,600 turistë gjatë......

SHBA, partneri i dytë i eksporteve me Shqipërinë/ Zë 9.3% të totalit, spostohet Kosova. Austria del nga “top 10”
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të......

Inflacioni i Shtatorit, një vend larg kufirit të BE-së/ Norma e vlerësuar sipas metodës së Eurostat arriti në 2.3%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të vitit......

Euro vijon të “nënshtrojë” tregtinë e jashtme/ Rreth 8.5% më pak eksporte në Shtator. Italia dhe Kosova "larg" produkteve tona
Tendenca e eksporteve duket e njëjtë edhe në muajin Shtator të këtij viti, duke shënuar kështu një rënie prej 8.5%, krahasuar me Shtatorin e një viti më parë.......

Bonot 12-mujore i afrohen normës bazë të interesit/ Yield-i mesatar, në 3.02%. Më i ulëti që nga korriku i vitit 2022
Ankandet e bonove të thesarit, të organizuara nga "Banka e Shqipërisë", shërbejnë si një mjet kryesor për menaxhimin e likuiditetit dhe mbulimin e nevojave......

Familjet shqiptare zotërojnë rreth 28 miliardë euro/ BSH: Pasuritë financiare, gati 8 herë më shumë se detyrimet në vitin 2023
Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” në publikimin mbi statistikat e llogarive financiare për vitin 2023 tregojnë se ekonomitë familjare zotërojnë rreth 34% të......

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe BE-së/ Sa kemi shitur dhe blerë në bllokun prej 27 vendesh?
Në vitin 2023, eksportet e mallrave arritën një total prej 440 miliardë lekësh, duke shënuar një rënie të ndjeshme prej 9.5% krahasuar me vitin paraardhës.......