Cilat janë makinat më të "plakura" në Shqipëri? Gati 1 në 3 mjete që kemi parë vjet ka qenë Mercedes, ose Volkswagen
Në Shqipëri, rrugët janë të mbushura me Mercedes-Benz, marka që dominon tregun e automjeteve me një pjesë prej 18.0%. Por, Volkswagen nuk mbetet pas! Me 15.8% të peshës së përgjithshme, kjo markë renditet e dyta sa i përket preferencave të Shqiptarëve. Nga ana tjetër, peshën më të ulët për vitin 2023 e kanë markat si RENAULT, BMV dhe TOYOTA. Pra, e thënë ndryshe, 1 në 3 makina me të cilat jemi hasur në vitin 2023 ka qenë Mercedes ose Volkswagen.
Por çfarë ka ndodhur me tregun e makinave sa i përket moshës së tyre? Në kategorinë e autoveturave, sipas moshës, autoveturat me moshë 11-20 vite përbëjnë 49.5% të numrit gjithsej të autoveturave. Ndërkohë, autoveturat me moshë mbi 20 vite përbëjnë rreth 42.1%. Nëse do të krahasojmë peshën që zënë autoveturat sipas moshës së tyre në vitin 2023 me ato të një viti më parë, të dhënat tregojnë se është rritur pesha e autoveturave me moshë mbi 20 vite, pasi ka rënë pesha e tyre me moshë 11 deri në 20 vite. Një rritje të lehtë ka patur pesha e autoveturave me moshë nga 0 deri në 2 vite, nga 0-8% në 1.1%.
Por cilat janë markat më të “plakura” që qarkulluan në vendin tonë në vitin 2023? Në grupin e autoveturave të prodhuara para vitit 2000, peshën më të madhe e zë marka Mercedes Benz me 35.6%, pasuar nga Volkswagen me 17.5%. Kjo tregon një preferencë të lartë për këto marka gjatë viteve të mëparshme. Ndërkohë, të dhënat thonë se marka si BMV, RENAULT apo DAIMLER BENZ, që janë prodhuar para viteve 2000, kanë një peshë shumë të ulët ndaj totalit të të gjitha autoveturave që futen në këtë vit prodhimi.
Nëse do të flisnim për autoveturat që janë prodhuar nga viti 2000, deri në vitin 2010, shohim se vendin e parë si marka më e përhapur e zë Valkswagen me 19.2% të peshës, ndërkohë që Mercedesi renditet i treti.
Sa i përket grupit të makinave të reja, pra atyre të prodhuara nga viti 2011-të deri në vitin 2023, vemë re markën AUDI si një markë me peshë të rëndësishme duke zënë vendin e tretë. Po të marrim në analizë të gjitha grupet sipas viteve të prodhimit shohim se AUDI është ndër markat me automjetet më të reja në qarkullim.
Sondazh

Rreth 1.7 milionë netë qëndrime në gusht/ Gati 92% e turistëve u akomoduan në hotele, kryesisht në zonat bregdetare
Të dhënat më të fundit mbi strukturat akomoduese që përkojnë me periudhën Gusht të vitit 2024, tregojnë se Shqipëria u vizitua nga rreth 650,600 turistë gjatë......

SHBA, partneri i dytë i eksporteve me Shqipërinë/ Zë 9.3% të totalit, spostohet Kosova. Austria del nga “top 10”
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të......

Inflacioni i Shtatorit, një vend larg kufirit të BE-së/ Norma e vlerësuar sipas metodës së Eurostat arriti në 2.3%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të vitit......

Euro vijon të “nënshtrojë” tregtinë e jashtme/ Rreth 8.5% më pak eksporte në Shtator. Italia dhe Kosova "larg" produkteve tona
Tendenca e eksporteve duket e njëjtë edhe në muajin Shtator të këtij viti, duke shënuar kështu një rënie prej 8.5%, krahasuar me Shtatorin e një viti më parë.......

Bonot 12-mujore i afrohen normës bazë të interesit/ Yield-i mesatar, në 3.02%. Më i ulëti që nga korriku i vitit 2022
Ankandet e bonove të thesarit, të organizuara nga "Banka e Shqipërisë", shërbejnë si një mjet kryesor për menaxhimin e likuiditetit dhe mbulimin e nevojave......

Familjet shqiptare zotërojnë rreth 28 miliardë euro/ BSH: Pasuritë financiare, gati 8 herë më shumë se detyrimet në vitin 2023
Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” në publikimin mbi statistikat e llogarive financiare për vitin 2023 tregojnë se ekonomitë familjare zotërojnë rreth 34% të......

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe BE-së/ Sa kemi shitur dhe blerë në bllokun prej 27 vendesh?
Në vitin 2023, eksportet e mallrave arritën një total prej 440 miliardë lekësh, duke shënuar një rënie të ndjeshme prej 9.5% krahasuar me vitin paraardhës.......

Shoferët e “vjetër” tregojnë papërgjegjshmëri! Shkaktuan rreth 2 herë më shumë aksidente se ata me pak eksperiencë në timon
Në vitin 2023, janë regjistruar 1,285 aksidente rrugore, ku kanë rezultuar 1,731 persona të përfshirë në aksidente. Aksidentet në 86.4% të rasteve kanë ndodhur......