Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2024, 13:43

Shqiptarët përkeqësohen në timon/ INSTAT: Rreth 42.3% më shumë aksidente në nëntë muaj

Nga SCAN TV

Statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT për muajin shtator 2024 tregojnë një rritje të ndjeshme të aksidenteve në Shqipëri, duke reflektuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë rrugore.

Konkretisht, gjatë këtij muaji u regjistruan 142 aksidente rrugore, një rritje prej 52.7%, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, ku u raportuan 93 aksidente. Ky shtim i rasteve ka sjellë një rritje të ndjeshme në numrin e viktimave dhe të plagosurve, i cili ka shkuar nga 122 persona në shtator 2023 në 195 persona në shtator 2024. Ndërkohë, nëse analizën e shtrijmë në periudhën Janar-Shtator të vitit 2024, vëmë re se numri i aksidenteve ka arritur në 1,228, gati dyfish më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një aspekt shqetësues është edhe rritja e numrit të femrave të përfshira në aksidente gjatë këtij viti. Në muaj shtator 2024 janë 84.6% më shumë femra të aksidentuara krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, në harkun kohor të nëntë muajve rritja është 50%.

Nga ana tjetër, analiza e “Scan Intel” për shkaktarët e aksidenteve tregon se sjellja e drejtuesve të automjeteve është faktori dominues në 94.4% të rasteve, ndërsa sjellja e këmbësorëve ka ndikim më të ulët. Shifrat tregojnë se në 26% të aksidenteve të ndodhura në muajin shtator shkaktarë ishin shoferët e moshave 25-34 vjeç.

Përsa i përket përhapjes gjeografike, disa qarqe janë më të ekspozuar ndaj riskut të kryerjes së  aksidenteve. Qarku i Tiranës zë vendin e parë me 47 aksidente të shkaktuara në shtator 2024, ndërsa në 9 muaj në Tiranë janë regjistruar 402 aksidente me 688 viktima. Ndërkohë, qarku ai i Lezhës dhe i Durrësit zënë vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht, me numrin më të madh të aksidenteve dhe viktimave.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat