Shqipëria Postuar më 25 Tetor 2024, 14:44

Deri tani, rreth 9.6 milionë të huaj në vend/ Turistët u rritën me 16.7%. Më shumë se 90% e tyre janë europianë

Nga SCAN TV

Shifrat konfirmojnë se ky vit po vijon të shijojë suksesin që la pas viti 2023 dhe ka dhënë sinjale të qarta se është viti më i mirë turistik sipas rekordeve të shënuara njëra pas tjetrës.

Konkretisht, shifrat e shtatorit tregojnë se në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë 1.7 milionë shtetas shqiptar dhe të huaj që përbën një rritje prej 8.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, rritja është ngadalësuar krahasuar me vitin 2023, veçanërisht për hyrjet e të huajve.

Numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë shtatorit arriti në 1.14 milionë, duke reflektuar një rritje prej 3.8% në krahasim menjë vit më parë. Ndërsa për periudhën janar-shtator, ky numër arrin në 9.6 milionë, me një rritje vjetore prej 16.7%. Nga hyrjet totale të të huajve rezulton se rreth 95% e tyre ishin nga Europa. Ndërsa, Europa Jugore zë 69% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 12%.

"Scan Intel", më herët ka kryer një analizë ku parashikonte tendencën e periudhës Maj-Shtator të dy viteve të fundit për të patur një panoramë sa më të plotë sa pritej të shkonin hyrjet dhe nëse mund të arrihej shifra 14 milionë hyrje (shiko këtu). Është marrë kjo periudhë në krahasim pasi përgjatë këtyre muajve shtrihet sezoni veror dhe rritet edhe fluksi i turistëve. Nsiur nga të dhënat aktuale duket se shifra i është afruar parashikimeve. Për periudhën Maj-Shtator të këtij viti numërohen rreth 7.3 milionë hyrje, nga rreth 7.8 milipnë që kishim parashikuar.

Edhe numri i daljeve të shqiptarëve është rritur. Në shtator 2024, 698,268 shtetas shqiptarë u larguan nga territori shqiptar.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi ka ndryshuar diversiteti i turistëve që pushuan në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti krahasuar me shtatorin e një viti më parë. Ajo që vihet re është se rajonet e largëta, si Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori kanë treguar një rritje të konsiderueshme me 60.9% dhe 53.7%, respektivisht. Por, në mënyrë të veçantë, vizitorët nga Afrika janë rritur më shumë se katërfish në krahasim me vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, qëllimi i hyrjes së shtetasve të huaj në Shqipëri në 98% të rasteve ka qenë për qëllime personale, ku mbizotërojnë udhëtimet për pushime dhe vizita tek të afërmit. Në shtator 2024, ky tregues ka shënuar një rritje prej 0.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Gjithashtu, është vërejtur një rritje e konsiderueshme në hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale, të cilat janë rritur me 60.9% në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat