Yield-i i bonove 12-mujore barazon normën bazë të interesit/ Rënia e normës ul kostot e huamarrjes për sektorin privat dhe individët
Në ankandin e fundit, tregu i letrave me vlerë ka vijuar të tregojë një tendencë uljeje të yield-eve. Sipas të dhënave zyrtare, yield-i mesatar i ponderuar për bonot me maturim 12-mujor ka zbritur në 3%, duke u barazuar kështu për herë të parë me normën bazë të interesit. Rikujtojmë që në ankandin paraardhës kjo normë ishte 3.02%.
Sipas historikut të të dhënave për dy vitet e fundit, kjo normë vijon të jetë më e ulëta që nga korriku i vitit 2022, por për herë të parë është në nivel të njëjtë me normën bazë të interesit.
Nëse analizojmë detajet e ankandit vëmë re se kërkesa e investitorëve për pjesëmarrje ka qenë më e lartë se shuma e shpallur për financim. Konkretisht, shuma e shpallur për financim ishte 8 mld lekë, ndërsa vlera totale e kërkesave në ankand arriti në mbi 11.1 miliardë lekë. Ndërkohë gjatë këtij ankandi, në mënyrë të ngjashme më ankandet e zhvilluara në muajt gusht dhe shtator, Ministria e Financave ka rritur shumën e huamarrjes në 9.2 miliardë lekë.
Në aspektin ekonomik, rënia e yield-it mesatar sjell edhe uljen e kostove të huamarrjes për sektorin privat dhe individët.
Sondazh

"Zgjerohet" me 14.8 mld lekë fondi special/ Pr/buxheti 2025: Bonusi i fundvitit për pensionistët, rreth 5,281 lekë për person
Buxheti i vitit 2025 parashikohet të arrijë një total prej 822.7 miliardë lekësh, që përbën rreth 31.4% të PBB-së. Por, nëse i ndajmë shpenzimet sipas......

Shqipëria “mund” rajonin si partneri kryesor i Kosovës/ Tregtia në Gusht: Në vend të dytë Maqedonia e Veriut, Serbia ndjek e treta
Në muajin Gusht të këtij viti Kosova eksportoi 83.5 milionë euro mallra, me një rritje prej 24% dhe importoi rreth 582 milionë euro mallra. Sipas të dhënave të......

Shqiptarët përkeqësohen në timon/ INSTAT: Rreth 42.3% më shumë aksidente në nëntë muaj
Statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT për muajin shtator 2024 tregojnë një rritje të ndjeshme të aksidenteve në Shqipëri, duke reflektuar një situatë......

Deri tani, rreth 9.6 milionë të huaj në vend/ Turistët u rritën me 16.7%. Më shumë se 90% e tyre janë europianë
Shifrat konfirmojnë se ky vit po vijon të shijojë suksesin që la pas viti 2023 dhe ka dhënë sinjale të qarta se është viti më i mirë turistik sipas rekordeve......

Shqipëria, më keq se vendet e rajonit për informalitetin/ RCC: Konkurrenca e padrejtë vijon të pengojë zhvillimin e tregut
Ekonomia informale, e cila përfshin aktivitete jashtë kuadrit ligjor dhe rregullator, mbetet një sfidë e vazhdueshme në shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Të......

Çfarë presin shqiptarët nga anëtarësimi në BE? “Begatia” ekonomike dhe liria për të studiuar, pritshmëritë kryesore
Anketa e fundit e publikuar nga "Barometri i Ballkanit 2024", mbi pritshmëritë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Europian......

Daljet e vendasve në verë, sa 90% e popullsisë gjithsej/ Në Qershor-Gusht dolën nga Shqipëria rreth 2.2 milionë shqiptarë
Përgjatë dy viteve të fundit, turizmi, hyrjet dhe strukturat akomoduese kanë qenë kryefjala në vendin tonë. Kjo për shkak të shifrave gjithmonë në rritje dhe......

Mbi 1/3 e ushqimeve vjen nga Italia dhe Greqia/ Vlera e importit arriti në 117 miliardë lekë në 9 muaj
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për tregtinë e jashtme rezulton se vlera e importit nëntë muajt e parë të këtij viti arriti në afro 666 miliardë......